• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryeministri Rama kërcënoi me rikthimin e karantinës, reagon ‘flakë për flakë’ Tritan Shehu pas shpërthimit të COVID-19

12 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus ditët e fundit.

I ftuar ën ABC News, Shehu u shpreh se kryeministri nuk duhet të guxojë të mbyllë sërish vendin, duke iu referuar paralajmërimit të këtij të fundit mbrëmjen e djeshme.

Në gjykimin e tij, Tritan Shehu thekson se arsyeja pse është kjo situatë është sepse karantina dhe masat shtrënguese kanë dështuar.

“Askush të mos mendojë se mund të mbyllë prapë shqiptarët. Situata që u krijuan janë si pasojë e dështimeve të plota, nëpërmjet një mbyllje ekstreme. Kryeministri mund ta cilësojë jo vetëm si ilaçin e vetëm, por gabon rëndë. Në Shqipëri ka masa të tjera të cilat mund të aplikohen.

Mbetet fakti i asaj që e kam thënë prej kohësh. Kurba jonë ka qenë më e çuditshmja në botë. Pa pasur asnjë trend. Unë e them pse ka ardhur. Ka ardhur nga numri shumë i vogël i testimeve, ashtu siç, nga mungesa e realizimit vetëm në një laborator të testimeve. Vjen edhe nga një strategji joracionale në matjen dhe identifikimin e rasteve dhe më pas në mos ndjekjen e rasteve të kontaktit.

Kurba që lëviz, të krijon se lëvizin sipas interesave të tavolinës. Nuk ka elementë kontrolli dhe nuk ka dialog të qartë. Duke gjykuar në këtë mënyrë unë mendoj se karantina dhe masat e vendosura dështuan”, shprehet Shehu.

Më tej, demokrati thekson se mjekët kanë punuar në kushte të vështira dhe nuk mund të akuzohen për përhapjen e virusit në spitale.

“Mjekët kanë punuar në kushte të vështira, pa mbrojtje, pa pasur mundësi për të identifikuar pacientët. Faji është ia tyre që nuk përgatitën asnjë protokoll të qartë për mbrojtjen e pacientëve. Ju shikoni mjekët e kujdesit parësor sa të ekspozuar janë, u japin një maskë në javë.

Spitalet janë në situata të vështira. Nuk janë mjekët që kanë infektuar spitalin, janë mungesa e mjeteve. Duhen marrë masa urgjentisht për të shpëtuar ambientet spitalore”, u shpreh ish-ministri.

Ndërkohë, deklaratën për riinfektimin e mjekut, Shehu e ka cilësuar si një befasi dhe një deklaratë e tillë nuk duhej të ishte bërë nga komiteti teknik.

“Për mua ishte befasi, është rasti i parë në botë që një komunitet shkencor deklaron këtë. Pati disa raste të dyshimta në Kore, Japoni dhe SHBA, u bënë debate të gjera, u mobilizuan, konkluzioni ishte se nuk ka riinfektim por ishin mbeturina të virusit. Kjo lidhet nga gabime diagnostiko. Po të ishte se komuniteti ynë ka gjetur rastin e parë në botë të infektimit duhej ishte komunikuar dhe ndoshta duhej marrë një çmim Nobel për këtë zbulim të madh.

Komiteti teknik, nuk tha asnjëherë një qëndrim shkencor që të binte ndesh ne qeverinë. Ju i shikoni çfarë ndodh në Itali, SHBA. Komiteti teknik nuk mund të jetë zëdhënës i qeverisë. Kjo e zhvlerëson komunitetit teknik dhe e nxjerr jashtë loje”, – tha ai.

Paraardhëse

Eni Çobani zbulon sozinë e saj dhe i la të gjithë pa fjalë: Do të takohemi një ditë (FOTO)

Pasardhëse

Manjani e lëshon gojën keq dhe bën kërkesën e papritur: Pse kjo zonjë po trajtohet ndryshe nga Dvorani! Të largohet

Pasardhëse

Manjani e lëshon gojën keq dhe bën kërkesën e papritur: Pse kjo zonjë po trajtohet ndryshe nga Dvorani! Të largohet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.