• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

kryeministri Rama ironi me Mitsotakisin: Ekspozita ime s’do të sjellë Syriza-n në pushtet

27 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një intervistë për median greke ‘Kathimerini’, kryeministri Edi Rama, u pyet nga gazetari grek Pavlos Papadhopulos, nëse do të mbajë një ekspozitë artistike në Athinë.

Kreu i qeverisë tha se do të donte të rikthehej në Athinë për të ekspozuar, e shtoi se u bën thirrje miqve të Syriza-s të lënë artin menjëanë dhe mos ta përdorin ekspozitën e tij, për t’i thënë Mitsotakis sa budalla është, sepse nuk është ide e mirë të luftosh kështu.

Sipas Ramës, kjo nuk është politikë është budallallëk.

Rama shtoi se nuk mendon se ekspozita e tij do e sjellë Syriza-n në pushtet!

Gazetari: Kryeministër, do doja t’ju falënderoja për këtë intervistë të gjatë dhe, së fundi, dua t’ju pyes se kur prisni të mbahet ekspozitën e ardhshme artistike në Athinë?

KRYEMINISTRI EDI RAMA: “Nuk e di. Kam disa tani, njëra pas tjetrës. Do doja të kthehesha në Athinë për të ekspozuar. Do ta bëj me kënaqësi të madhe, por është ende shumë e freskët ajo që bëra dhe mora një ndjesi shumë të mirë atje, e cila nuk është ndikuar nga gjithë këto gjepurat (e fundit) rreth saj. Dua vetëm t’u them miqve të Syriza-s ta lënë artin mënjanë dhe mos ta përdorin edhe ekspozitën time për t’i thënë Mitsotakis sa budalla është, sepse nuk është ide e mirë të luftosh kështu”.

Gazetari: Është politikë, Kryeministër, është politikë dhe ju e thatë edhe më parë që politika është helm në shumë raste.

KRYEMINISTRI EDI RAMA: “Jo, politika është gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhë njerëzve, kur njerëzit e përdorin për të zgjidhur së bashku gjëra që nuk i zgjidhin dot të vetëm; kështu e shihnin politikën grekët e vjetër. Në të kundërt, kur politika përdoret për t’iu kundërvënë njerëzve, bëhet e keqe. Unë e dua politikën. Pa politikë, shumë gjëra nuk do të ekzistonin sot. Po kjo nuk është politikë, është budallallëk. T’i kundërvihesh çdo gjëje, të sajosh probleme me çdo gjë për kundërshtarin tënd. Duhet të ketë një arsye se pse Qirjakosi fitoi sërish, apo jo? Nuk mendoj se ekspozita ime do e sjellë Syriza-n në pushtet apo jo”?

Gazetari: Po. Pra, ju faleminderit vërtet. Ju uroj çdo të mirë. Shpresoj t’ju shoh në Athinë.

KRYEMINISTRI EDI RAMA: “Jeni i ftuar të vini kur të doni, miku im, kur të doni dhe keni fituar të drejtën e trokitjes së parë në derën time, kështu që sa herë të ketë ndonjë gjë rreth meje në Greqi, ju do jeni zgjedhja ime e parë për të folur”.

Paraardhëse

A ka ndërhyrë Erdogan për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë? Flet kryeministri Rama: Teori konspirative

Pasardhëse

Do performonte në klubin ku ndërroi jetë tragjikisht 17-vjeçari, reagon Fifi

Pasardhëse

Do performonte në klubin ku ndërroi jetë tragjikisht 17-vjeçari, reagon Fifi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.