Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po zhvillon në Moravë nuk i ka kursyer batutat me fermerët e kësaj zone. Rama iu kërkoi të flisnin për aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të produkteve të fshatit.
“Tregoja pak analistëve që flasin nga klubet e natës në televizor”, – tha Rama.
Në momentin ku njëri prej tyre nisi të falenderonte Partinë Socialiste, Rama e ndërpreu duke i kërkuar të mos flasë si politikan por si fermer.
Në fund Rama e ftoi në karrigen e tij. “Është një çikë karrige e rëndë”, – ia ktheu me batutë fermeri.
Diskutime rreth kësaj post