• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryeministri Rama doli hapur për bashkëpunim me PD pas 25 Prillit, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha

14 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
222
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Kamëz me simpatizantët dhe mbështetësit. Basha thotë se pavarësisht se në takim ka shumë të ndryshëm, për shkak të bashkimit janë bërë si një familje që do të sjellë ndryshimin me votë më 25 prill.

Ai është përgjigjur edhe ftesës së kryeministrit, ku i shpreh se pa larguar Ramën nuk ka ndryshim.

‘’Vëllezër dhe motra të Kamzës, mirëseju gjej, nga shpirti juaj buron dëshira për ndryshim.Vij nga Paskuqani këtu, me Flamur Nokën për një vizitë në një familje.

Por në fakt të gjithë këtu jemi një familje. Një familje zemra e të cilës rreh me një qëllim, ndryshim më 25 prill. Një familje e ndryshme në përbërje, me nëna të vuajtura, me gjyshe që kanë sakrifikuar gjithë jetën për një ditë të bardhë, me baballarë që janë rraskapitur. Me studente dhe studentë që kërkojnë mundësi, për të studiuar, kualifikuar, punuar këtu. Pranë prindërve të tyre, pensionistë e pensioniste që nuk u ngelet një kacidhe. Mijëra familje të hequra nga ndihma ekonomike, racizëm dhe diskrimin politik. Dhjetëra familje të tjera, nga ky shesh 8 vjet më parë iu premtua legalizim falas, e pastaj u lanë në harresë nga dështimi që troket për herë të tretë. 8 vjet dështim, dështimi fytyrën e të cilit e njihni fare mirë, po troket edhe për 4 vjet. Cila është përgjigjia e Kamzës?

Dua t’ju them se të ndryshëm siç jeni këtu në këtë shesh, anembanë, nga jugu në veri, nga Gjirokastra e Vlora në Shkodër, nga Durrës në Korçë, më 25 prill voton ndryshimin. Ndryshim kërkojnë vogëlushët, ndaj vota e 25 prillit për nënat dhe baballarët është votë për të adhmen e fëmijëve në gjithë Shqipërinë. Ndryshimi do të vijë. Pas reve vjen dielli, vjen drita e diellit që po e ndriçon këtë shesh si bekim i zotit, si shenjë që ajo që është vullneti juaj do të bëhet. Ndryshimi është në dorën tuaj. Është në votën tuaj. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka ndryshim, pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë, këtë mund ta bëjmë vetëm ne, vetëm PD, vetëm Aleanca për Ndryshim.

Dua t’ju shpreh mirënjohje, në ditët më të zeza të këtyre 8 viteve dimër ekonomik, papunësi, varfëri. Kemi qëndruar krah për krah me njëri-tjetrin. Keni në dorë të bëni ndryshimin me votën tuaj. Dua t’ju pyes, të gjithë ju prindër që fëmijët ju largohen, të jenë këtu e të kenë paga të mira në shtëpinë e tyre. Votoni numrin 9. Për gjithë ju pensionistë e pensioniste që rritja e pensionit të jetë 5%, siç më tha një gjysh, nuk i del pensioni as për një pako cigare. Ulja e çmimit të energjisë e naftës bëhet vetëm duke votuar numrin 9.

Që asnjëri prej ju mos ngelet pa shkolluar, votoni numrin 9. Jemi të ndryshëm, por pa sinorë. Ky bashkim ka marrë formë nga problemet tuaja, dhimbjet, hallet tuaja që i keni ndjerë në zemër. Jemi me ju çdo ditë. Të sjellim ndryshimin më 25 prill, do të punojmë ditë për ditë që ju dhe familjet tuaja ta ndjeni ekonominë, punësimin, mirëqënien në vatrat tuaja. Kamzës dhe Paskuqanit i meriton të udhëheqë energjinë e ndryshimit, çojeni në çdo rrugë, shtëpi, në veçanti tek të pashpresët. Ngrihuni në këmbë, jepuni krah, merrini me vete në rrugën tonë të ndryshimit. Voton numrin 9. Voton për ndryshimin.’’, tha Basha.

Paraardhëse

‘PD nuk i fiton zgjedhjet’, Jozefina Topalli paralajmëron surprizën e madhe në 25 prill

Pasardhëse

“I trazove ujërat, njëri hoqi dorë nga unë!” Atdheu nuk ndalet, surpriza tjetër “shkrin së qeshuri” Antonelën

Pasardhëse

“I trazove ujërat, njëri hoqi dorë nga unë!” Atdheu nuk ndalet, surpriza tjetër “shkrin së qeshuri” Antonelën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.