• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kryeministri falenderon 1.1 milionë “fejsbukistët”

28 June, 2017
në Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sipas mënyrës së tij edhe ndjekësit virtualë në faqen e vet të Facebook, të cilët janë rreth 1.1 milionë.

Në këtë rrjet, Rama e pranon se nuk ka vetëm miq mbështetës, por ka edhe kritikë dhe “armiq” të betuar dhe në mesazhin dërguar të gjithëve atyre i falenderon për mbështetjen.

Mesazhi i plotë

Të dashur miq të këtij rrjeti, faleminderit të gjithëve, mbështetës, kritikë e “armiq” të betuar për gjithësaherë keni klikuar pëlqime, keni ndarë me të tjerë, apo keni komentuar postime.

Mbështetësve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja janë për mua burim energjie pozitive, shumë më tepër sesa ju mund ta mendoni dhe mirënjohje të thellë atyre që ma dëgjuan lutjen e bënë telefonata nga jashtë, për të nxitur të afërm e miq këtu në Shqipëri të votojnë numrin magjik dy.

Kritikëve u them faleminderit, sepse cimbisjet tuaja janë për mua ushqim për mendjen, shumë më tepër sesa ju mund ta imagjinoni dhe as mos e mendoni, as mos i dëgjoni ata që ju thonë që Edi Rama nuk i dëgjon kritikat. Aq i dëgjoj saaa… Tjetër gjë që me kritikët nuk jepem, po “grushtohem” deri në fund, ama pas përplasjes nuk iki tutje pa marrë atë që mendja më thotë se vlen.

“Armiqve” të betuar nuk u them faleminderit që më shajnë me libër shtëpie e libër rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse më bëni të mendoj vazhdimisht sesa shumë, o Zot sa shumë, mundim e kohë duhet për të ngushtuar hendekun që politika e përçarjes dhe gjuha e urrejtjes mes palëve ka hapur prej kaq shumë vitesh mes njerëzve të zakonshëm, edhe të rinjve fare dhe dua ta dini të dashur “armiq”, se kur ju kthehem siç i do mushka drutë, nuk ju bëj me faj ju, po pikërisht politikën, që për kaq shumë vite e vite, kultivoi një farë shumë të keqe në mjedisin e komunikimit publik.

Në fund, dua t’ju them të gjithëve se fitorja e madhe e 25 qershorit është e Shqipërisë dhe juaja, ndërsa e imja është vetëm barra e shumëfishuar e përgjegjësisë. Kam shumë besim se do të bëjmë shumë për këtë vend, sidomos nëse të gjithë kujtohemi kur zihemi a “grushtohemi”, se sidoqoftë kemi një gjë të madhe të përbashkët: Jemi shqiptarë! Jemi të një gjaku dhe një gjuhe! Jemi të gjithë të dëshiruar ta shohim Shqipërinë sa më mirë!

Faleminderit edhe njëherë dhe ndjesë kujtdo prej jush që mund ta kem bërë të ndjehet keq nga replikat e mia.

Paraardhëse

Berisha: Ringritje përmes bashkimit, jo përçarje

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 29 qershor 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e enjte 29 qershor 2017

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.