• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi takim me banorët në Tiranë: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë

23 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 5 ditën e sotme.

Kryemadhi ka thënë se i gjithë buxheti i shtetit shkon te 5 persona ndërkohë që qytetarëve u janë rritur të gjitha tarifat e shërbimeve, ndryshe nga premtimet që u janë bërë.

Fjala e plotë e Kryemadhit:

“Sot i gjithë buxheti i shtetit shkon në 5 duar, ose tek oligarkët ose tek Ndrangheta, se nuk të ka ngelur më gjë tjetër ty. Sot nuk ka një kontratë për familjet e Kombinatit për tërmetin dhe ti ke sesi bëhen pazaret e metrave katrorë të Tiranës me mijëra euro, me mafien italiane. Kur ndërkohë ka dalë më thes në krah, fshat më fshat të Rrogozhinës dhe Kavajës, se i mbaroi kullat në Tiranë dhe tani shkon atje, kur ndërkohë detyrimi i tij është ndaj qytetarëve të Tiranës. Po jo vetëm i atij, edhe i këtij tjetrit që e mban veten për kryeministër, i cili është në ikje, i cili ka rritur taksat, ka thënë do hap 300 mijë vende pune, nuk hapi asnjë. Ka thënë do ul çmimin e energjisë elektrike, por jo vetëm që nuk e uli por përkundrazi e rriti.

Ka thënë arsim falas, arsim falas nuk ka jo e jo, po u rriti tarifat dhe nuk kanë as laboratorë e as kërkim shkencor. Ka thënë do ndihmoj komunitetet që janë në nevojë dhe në ndihmë për asistencë sociale, absolutisht as njërën as tjetrën. Tha do rris prodhimin vendas, përkundrazi e mbyti prodhimin vendas dhe e falimentoi me importet. Shëndetësia falas u bë shëndetësia më e shtrenjtë. Për një Covid në familje u shkon njerëzve 3-4 milion.

Kështu që të gjitha këto që u kthyen nga një fasadë, nga premtime në mashtrime, njerëzit nuk të durojnë më. Nuk të duron prindi kur gënjen, jo më të durojë një njeri që robtohet për të ushqyer familjen dhe fëmijët e vet. Dhe ajo që është akoma më e dhimbshme, është banaliteti dhe arroganca që kanë në sjelljen me njerëzit. Pra njerëzit janë të padukshëm për ta. Njerëzit janë të pa konsiderueshëm për ta.

92 ditë na ndajnë, edhe 92 ditë për të shkuar në kutinë e votimit. 10 minuta për t’i kushtuar një miku, për të qenë pjesë e votimit, rëndësi ka që të mos votosh këtë sekt që të grabit. Dhe kjo është gjëja më e thjeshtë dhe treçereku i punës është gati. Mendoj që nuk ka të bëjë me flamur politik, sesa ka të bëjë me koshiencën qytetare. Të gjithë kemi arsye pse duhet të shkojmë te kutia e votimit. Duhet të shkojmë për t’i dhënë mësim çdo politikani që të mos guxojë më të bëjë veprime të tilla.

Ne në shumicën e rasteve fokusohemi te problemet madhore politike, por harrojmë jetën e përditshme të qytetarëve. Harrojmë mungesën e punësimit, harrojmë largimin e të rinjve, harrojmë të ulemi dhe të diskutojmë për problemet që kanë njerëzit në jetën e përditshme, sepse ata kanë probleme shumë të vogla, por që krijojnë drama të mëdha në familjet shqiptare.“-shkruan Kryemadhi.

Paraardhëse

Refuzimi i disa subjekteve politike nga KQZ-ja, Vjosa Osmani paralajmëron lëvizjen e radhës

Pasardhëse

Basha thyen heshtjen, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Pasardhëse

Basha thyen heshtjen, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.