• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

5 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Open” se nëse SPAK-u nuk zgjidh aferën e inceneratorëve atëherë tregon se është palë me kryeministrin Edi Rama dhe bie poshtë e gjithë reforma në drejtësi.

E pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse ka një listë politikanësh dhe pronarësh të kompanive të mëdha që shkojnë pas hekurave nëse SPAK e zbardh plotësisht skemën, Kryemadhi tha se shumë ministra por edhe Drejtori i Tatimeve përfundojnë në burg.

Diskutimet:

Monika Kryemadhi: Unë vazhdoj të mendoj, por jam edhe e bindur se është grup i strukturuar kriminal financiar dhe politik, sepse siç ndodh me rastin e pensionistëve që është vijë e kuqe, siç janë pronat, siç është shembja e pallateve në Kombinat, se duan të ndërtojnë atje gjëra të tjera. Kjo është një betejë që unë i kam hyrë dhe nuk ka kthim më mbrapa për mua. Pse e them këtë? Sepse në fund të ditës mendoj se është një gjë që dua ta bëj dhe ta çoj deri në fund dhe të mos tërhiqem për shkak të përjetimeve personale dhe politike. Mendoj se klasa politike duhet të marri një vendim të madh, se i pari që i ka baltosur klasën politike është Edi Rama. Por s’kam parë politikanë më të korruptuar që vjedhin me firmë dhe vulë.

Eni Vasili: PD-ja kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, ju kërkuat që ta marri në pyetje SPAK-u!

Monika Kryemadhi: E para SPAK-u duhet të thërrasë të parin Erion Veliajn, pastaj Klodian Zoton dhe nëse jo atë se është në arrati të shkojë atje te inceneratori i Tiranës dhe me dronë për 10 minuta e nxjerr sa investime janë bërë atje.

Eni Vasili: Nëse SPKA-u nuk e merr kryeministrin dhe nuk jep dorëheqjen ça do ndodhë?

Monika Kryemadhi: Atëherë ka dështuar reforma në drejtësi dhe partnerët tanë strategjikë, të cilët janë investuar me mish dhe me shpirt për reformën në drejtësi. Atëherë ulërimat e kryeministrit që thotë unë ju kam bërë vetingun ju, ju mos kapni njerëzit e mi merr vërtetë kuptim. Mos harroni se shumë fatura të bërjes së këtyre inceneratorëve kanë probleme më të mëdha shumë më të mëdha se betoni dhe hekuri. Këtë vetëm SPAK-u e zgjidh dhe ndërkombëtarët.

Klodiana Lala: Nëse SPAK-u i del deri në fund këtyre aferave, ju më bëni dot sot një listë të atyre politikanëve dhe pronarëve të firmave të ndërtimit që shkojnë pas hekurave?

Monika Kryemadhi: E ke shumë të thjeshtë, të gjithë ministrat që janë pjesë e koncensioneve janë në kokërr të burgut. Ministrat e rrugëve, të Energjetikës, të Financave, Drejtoria e Tatimeve, ata që kanë bërë tenderime punë publike. Kjo s’është si çështja e tenderit të uniformave që morën ato juristët që firmosnin me urdhër, këtu firmat janë më të mëdha, më të rëndësishme.

Paraardhëse

Beniada Nishani flet për ish-banorët e Big Brother VIP: S’e vras fare mendjen për ftesën e Ilirit

Pasardhëse

Si në filma, partnerin surprizon këngëtaren shqiptare në ditën e lindjes, i propozon për martesë (VIDEO)

Pasardhëse

Si në filma, partnerin surprizon këngëtaren shqiptare në ditën e lindjes, i propozon për martesë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.