• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi: “Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim”, ja pse futa në lista ish-këshilltarët e Metës

9 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
356
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar sot punën e partisë së saj për listat e deputetëve, teksa tha se nuk i merr parasysh këshillat e ambasadores amerikane Yuri Kim për verifikimin e kandidatëve dhe pastërtinë e tyre ligjore.

Kjo pasi sipas saj në LSI nuk ka kandidatë me rekorde kriminale. Nga ana tjetër, Kryemadhi sqaroi për gazetaren Beti Njuma dhe disa nga arsyet që e çuan të kandidojë në tre qarqet kryesore të vendit, Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Më tej shpjegoi dhe aryset se pse futi në lista ish-këshilltarët e Presidentit Meta, Bari Shaqiri dhe Shemsi Prençi.

Kryemadhi: Ne kemi 7-10 ditë që merremi me dokumentacionet, dhe ajo që vihet re është kandidimi i shumë ekonomistëve dhe juristëve, sepse parlamenti ka nevojë për këto, edhe shumë mjekë, sidomos tani në kohë pandemie. Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim se nuk e ka me ne ajo, e ka me ata që janë me rekorde kriminale.

Pyetje: Pse kandiduat në 3 qarqe?

Kryemadhi: Në fakt, do ta analizoja në 2 drejtime. Do ta analizoja në drejtimin njerëzor, pra si një grua që në 2017 në një kohë shumë të shkurtër, qarku i Elbasanit më dha mundësinë për të pasur një rezultat më të mirë se 2013 dhe 2015. Ndjej një emocion dhe një detyrim moral dhe politik ndaj të gjithë atyre votuesve të 2017. Qarkun e Fieri nga ana tjetër asnjëherë nuk e ka lënë LSI-në vetëm, i ka dhënë një deputet, qofshin këto edhe në momentet më të vështira. E sigurisht dashuria e vjetër e Monikës për Tiranë, ku deputete për herë të parë krijon një lloj emocioni.

Pyetje: Pse i keni futur në listë ish-këshilltarët e Presidentit Meta?

Kryemadhi: Dua të them se Bari Shaqiri ka kohë që ka dhënë dorëheqjen nga Presidenca, ndërsa me z.Prençi njihemi më herët, e njoh para Metës si dy dibranë që jemi, megjithëse ai në krahun e djathtë e unë në të majtin.

Paraardhëse

“Do të ketë përmbysje të madhe”, Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare, tregon çfarë mund të ndodhë në 25 prill

Pasardhëse

I shpallur non grata në SHBA, Tom Doshi regjistrohet zyrtarisht në KQZ dhe kandidon në dy qarqe

Pasardhëse

I shpallur non grata në SHBA, Tom Doshi regjistrohet zyrtarisht në KQZ dhe kandidon në dy qarqe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.