• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi i përgjigjet reagimit të Integrated Energy: Deklarata juaj është në rregull, por ka një problem të madh

5 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
614
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së shoqërisë konçensionare së inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV e cila mohoi sot se nuk ka lidhje me asnjë kompani të denoncuara në evazionin fiskal.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se deklarata e tyre është korrekte, por drejtimi i tyre është i gabuar. Kryemadhi sqaron se kur flitet për inceneratorin e Tiranës, kemi parasysh kompaninë nënkontraktore në pronësi të Klodian Zotos.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së thotë se nga shoqëria konçensionare kërkon transparencë të investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës.

“Në fakt ata e kanë bërë korrekt deklaratën. Por drejtimi është i gabuar i tyre, sepse ata quhen Integrated Energy BSV, kurse kur unë them inceneratori i Tiranës, është nënkontraktori. Ata janë përfituesit e konçensionit që duhet të investojnë në inceneratorin e Tiranës. Me një kusht që Bashkia e Tiranës do depozitojë mbetjet dhe incenerimin e tyre për 29 euro për ton.

Kompania është në rregull, por ka një problem se kompania ka nënkontraktuar Klodian Zoton, ITS-në. Ajo që unë kërkoj është që mungesa e transparencës, ose cila është arsye që Integrated Energy nuk na shpjegon dhe nuk na jep transparencën e investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës. Me të vërtetë kjo kompani nuk ka lidhje me evazionin fiskal, por nënkontraktori i tyre, ka bërë evazion fiskal me 30 mln euro.

Duhet të kuptojmë që kjo është një skemë kriminale dhe korruptive e madh. Normal që ndoshta rastësia dhe këmbëngulja ka bërë që të zbardhet. Në këndvështrim, duket normale. Por në zbardhje është një skemë shumë e madhe korruptive. Në të gjithë paditë që kam depozituar në SPAK, dhe shtesëpadia që do bëj në ditët në vijim, janë beteja midis meje dhe inceneratorëve bëhet në Prokurorinë e Posaçme. Beteja do vazhdoj edhe politikisht.

Por nga ana faktike, nuk mund ta mohojë dot Klodian Zoto që me Integrated Technology Service, Integrated BV SPV i ka kaluar Klodian Zotos 25 mln dollarë. Ajo që është e rëndësishme, AlbTech Technology, janë dy kompani të tjera me të njëjtët pronarë”, tha Kryemadhi.

Paraardhëse

Balluku konfirmon zbulimin e gazit në Shqipëri: SHELL ka goditur një arterie të rëndësishme, ja kur do të jetë faza finale

Pasardhëse

Jamarbër Malltezi i bën urimin e veçantë Liri Berishës: Dita e presidentes me pagë 0 lekë, jeton me pensionin e vet

Pasardhëse

Jamarbër Malltezi i bën urimin e veçantë Liri Berishës: Dita e presidentes me pagë 0 lekë, jeton me pensionin e vet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.