• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi: Edi Rama tradhtoi Kosovën me Mini Shengenin

4 January, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kjo është dekada e shpresës dhe ndryshimit, ku shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

“Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnjë, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin”, tha Kryemadhi, në Konventën e LSI-së për Tiranën, raportojnë mediat shqiptare.

“Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e shpërbërësve të familjes, Rilindjen e tradhtarëve të Kombit dhe do të ngrejë lart atdhetarët e vërtetë, të rinjtë e talentuar, burrat dhe gratë që mbajnë mbi shpatulla ekonominë e vendit dhe të familjeve të tyre. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor”, thekoi më tej ajo.

Gjatë fjalës së saj, zonja Kryemadhi po ashtu sulmoi kryeministrin edhe për Mini Shengenin Ballkanik, për të cilin tha se është tradhti ndaj Kosovës.

“Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, që e shiste si modernizëm. Ne e mirëbesuam dhe me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar,së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare”, tha ajo.

Sjellja e tij ndaj Kosovës, është qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosoveë dhe Serbisë që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit. Apo fishekzjarret e tij demakogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për antarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja; nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës.

Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-Shengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtë i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës”, tha ajo.

Paraardhëse

Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër, ja si ta parandaloni

Pasardhëse

Këlliçi: 2020 e gjeti Shqipërinë me më pak njerëz (VIDEO)

Pasardhëse

Këlliçi: 2020 e gjeti Shqipërinë me më pak njerëz (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Screenshot
Aktualitet

Lideri më i klikuar i vitit! Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza SPAK

Nga lajme10
31 December, 2025
0

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në nje emision televiziv ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga...

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

30 December, 2025

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.