• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi: 5 prioritetet e LSI synojnë t’i japin pushtetin të rinjve

31 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Durrës, ndërsa theksoi se 5 prioritetet e LSI synojnë t’i japin atyre pushtetin.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se LSI është një parti që gjenerohet nga të rinjtë, duke shtuar se synim i partisë së saj është kthimi i rinisë në vendin tonë.

“Pse pushtetin e LSI-së të mos ua japim të rinjve. LSI është një parti, por kjo parti nuk do të ketë vlerë nëse nuk rigjenerohet me të rinj e të reja. Ne kemi luftuar, jemi sfiduar e do të vazhdojmë të sfidohemi. Sfidat tona më të mëdha janë angazhimi i të rinjve dhe të dalim mbi veten. Nuk është e rëndësishme ajo që përfitojmë vetë, por çfarë bëjmë për të tjerët. Prioritet e LSI janë të investojmë për të rinjtë e të rejat dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ti rikthejmë të rinjtë dhe të rejat, ta bëjmë veten e tyre.

Për shkencat politike, Anisa, pika kryesore është kontakti me njerëzit, zgjerimi i rrethit shoqëror. Një politikan ka vlerë nëse bën për njerëzit dhe ne këtu duhet ta kthejmë të gjithë modelin e politikanit, që ulet me njerëzit, bisedon me ta, i dëgjon dhe mundohet për ti zgjidhur. Në programin e LSI nuk ka fjalë të ndërlikuara është shumë i thjeshtë. Janë 5 prioritete që mund të zgjidhen jo për 5 muaj, por për 5 ditë, mjafton që ta marrësh përsipër.

Ersa, ju duhet ta merrni vetë flamurin në dorë, sepse Durrësi ka mjaft të rinj dhe të reja. Durrësi ka furnizuar historikisht Tiranën me kuadro dhe profesionistë. Pjesa më intelektuale e Durrësit sot drejton ekonominë në Itali. Fuqia intelektuale, truri, që ka Durrësi është shumë i madh. Ne duhet të rikthejmë Durrësin e vërtetë, sepse është qyteti më i vjetër. Ne flasim për arkeologjinë e Durrësit, por nuk flasim dot për njerëzit që është e domosdoshme. Unë them që mos prisni nga Monika dhe Elona, përfshihuni vetë.”, tha ajo.

Kryemadhi tha se Durrësi nuk mund të ngelet peng i disa duarve që nuk përfaqësojnë asgjë.

“Durrësi nuk mund të ngelet peng i disa duarve që nuk përfaqësojnë asgjë. Nuk kanë një diplomë të shkollës së mesme. Durrësi është qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja artistë të cilët i kanë dhuruar Shqipërisë vlera. Dhe ne duhet ta rikthejmë Durrësin e vlerave, Durrësin e vërtetë. Ne krenohemi me historinë e Durrësit, arkeologjinë e Durrësit dhe nuk flasim dot më njerëzit e Durrësit. Prandaj unë them që mos prisni nga Monika dhe nga Elona. Përfshihuni vetë, imponojuni politikës, sepse vetëm kështu do të jeni ju vetë ata që do të merrni vendimet për çdo gjë.

Shkoni derë më derë, njerëzit janë mësuar që në momentet e fundit kanë qenë në presionin e administratës, ju kanë gënjyer 8 vjet, se i gënjyer njëherë n 8 vjet mos t’ju vrasë ndërgjegja. Ju premtojnë vende pune? Shumë mirë, për 3 muaj merreni vendin e punës por votën mos ja jepni. E gjithë kjo është një situatë që në fakt është fatkeqësi që ne e themi sot ne 2021 dhe bazohemi në mosmbajtjen e premtimeve të palëve të tjera kur në fakt ne duhet të trokasim derë më derë për tu thënë njerëzve sesa i prekshëm është programi ynë. Prandaj dhe ju ftoj qe ta lexoni programin, është shumë i thjeshtë për tu kuptuar, është shumë e rëndësishme që këtë gjë ta kthejmë në mentalitet që njerëzit të bëjnë diferencimin mes programeve. Flasin kush është programi por kur vjen puna ditën e fundit të zgjedhjeve nuk dinë ku shkojnë.”, pohoi kryetarja e LSI-se.

Ndërkohë, drejtuesja politike e qarkut Durrës, Elona Guri tha se rinia e këtij qyteti do jetë lokomotiva e fitores dhe LSI.

“Unë jam shumë e sigurt që rinia e Durrësit do jetë lokomotiva e fitores dhe LSI në Durrës do jetë surprizë. Sepse ne i duam dhe i mbështesim shumë të rinjtë, janë prioriteti ynë kështu që e ardhmja e Durrësit por dhe e gjithë Shqipërisë fillon nga rinia. Unë jam shumë e lumtur se faktikisht rritemi çdo ditë edhe më shumë dhe jemi më të mirët nga të gjitha qarqet për pjesën e rinisë. Por që shpresoj shumë që ne të jemi edhe më shumë, të rritemi edhe këto 84 ditë, të vijnë të gjithë njerëzit që besojnë te LSI dhe duhet të besojnë se punësimi dhe çdo gjë që LSI ka ofruar e ka pasur me prioritet rininë.”, tha ajo.

Paraardhëse

Meteorologia Adiola Bani zbulon surprizat e motit që na presin gjatë muajit shkurt

Pasardhëse

Spartak Ngjela del me paralajmërimin ‘bombë’ për politikën shqiptare

Pasardhëse

Spartak Ngjela del me paralajmërimin ‘bombë’ për politikën shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.