• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryedemokrati Sali Berisha i tregon Roza Latit dy “sekretet antiplakje”

16 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, është “zhveshur” nga kostumi i politikanit, duke ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e tij. Teksa ditën e djeshme mbushi 78-vjeç, Berisha ka treguar dy sekretet sipas tij, të shëndetit të plotë.

I ftuar në Ora News, Berisha thotë se dy sekretet e tij janë puna dhe aktiviteti fizik.

Berisha: “Unë bëhem 78 vjeç, por unë jam njeri që i besoj forcës së trajnimit apo kalitjes. Dy janë sekretet antiplakje. Puna është e para, asgjë nuk të mban më në formë korteksin cerebral, koren e trurit që është gjithë magazina e mendimit dhe dijeve, sa puna. E dyta padiskutim aktiviteti fizik, unë e pëlqej shumë.  Forma më kryesore mbetet ecja ndërsa nga veglat pëlqej eliptoidin që e përdor. Një pasion që kam e ushtroj në brigjet e Gjirit të Lalëzit, por edhe në dhomën time. Unë eci, nuk njoh asnjë pengesë për të bërë 10 mijë hapa në ditë”.

Berisha ka zbuluar se ka qenë konsumues i duhanit.

Ai është shprehur gjithashtu, se e ka lënë duhanin në vitin 1977 dhe nuk e ka konsumuar më.

Berisha: “Cigaren nuk e pi, e kam lënë në vitin 1977 dhe s’e kam vënë kurrë më në gojë. Kam vullnet të hekurt. Cigarja është realisht një armik i njeriut, i faktuar nga mijëra studime. Ka edhe individë që në moshën 90-vjeçare që e pinë dhe nuk kanë parë ndonjë dëm, por ky është përjashtim. Rregulli është se cigarja është e dëmshme. Pasi kam menduar gjatë dhe kam arritur në përfundimin se ky është një armik unë jam ndarë, i kam thënë mirupafshim përgjithmonë. Albert Kamy thotë: Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre. Njeriu nuk duhet të skllavërohet, kur sheh që ka dëmtime stop”.

Ndër të tjera, Berisha ka rrëfyer edhe si është njohur me bashkëshorten e tij, Liri Berishën.

Berisha: “Unë e kam njohur Lilin studente, por nuk isha në grupet që jepja mësim. Leksione po, por jo seminare. Kjo përbënte një anë pozitive se nuk ishte një konflikt interesi për një pedagog në kuptimin moral. Nuk ishte një presion që një pedagog i bënte një studenteje që i jepte mësim. Shikimi i parë është shikimi ngjitës,mbi bazën e tij ndërtohet ëndrra dhe pastaj përpjekjet për të bërë ëndrrën realitet. Një histori e tillë është. Në ndjenja ekziston një mistik, në shikim, te zëri. Duhet të ketë diçka qiellore në magjinë e shikimit dhe zërit”.

Paraardhëse

Joe Biden e tepron me adoleshenten: Mos u lidh me njeri për seriozisht deri 30-vjeçe

Pasardhëse

Ylli Manjani: Lexova intervistën e Sali Berishës dhe m’u duk kot, asgjë s’ka bërë në jetë, asnjëherë në jetën e tij nuk kishte shitur fiq

Pasardhëse

Ylli Manjani: Lexova intervistën e Sali Berishës dhe m’u duk kot, asgjë s’ka bërë në jetë, asnjëherë në jetën e tij nuk kishte shitur fiq

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.