• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj pret kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi: Mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri, bashkëpunim në fushën e bujqësisë

9 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim kreun e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ku diskutuan për bashkëpunime në projekte që i përkasin fushës së bujqësisë, si dhe për të mësuar nga eksperiencat e mira mes qyteteve.

Veliaj i dhuroi Latifit “Kullën e Sahatit” të Tiranës.

“Një qytet i madh duhet të jetë modest. Kur shikon një mik, një vëlla që po e bën mirë një punë mirë, duhet të mësojë prej tij. Ajo që ne mund të mësojmë prej jush është si të punojmë në fushën e bujqësisë. Kemi filluar me disa përpjekje shumë dinjitoze, por besoj fort se disa nga rrethinat e Tiranës mund ta përdorin si shembull atë që po ndodh në Rahovec – me vreshtarinë dhe përpunimin e rrushit, duke u kthyer në epiqendër të shumë produkteve të Kosovës – tregon se si një qytet mund të jetojë duke investuar te bujqësia. Eventet, aktivitetet në qendër të qytetit janë të nevojshme, por ne jemi bekuar nga Perëndia edhe me një tokë pjellore, me kodra të bukura, male, me zona ku njerëzit jetojnë në mënyrë të ndershme, në harmoni me natyrën, duke punuar në zona si Lundra, Farka dhe lugina e lumit Erzen, që janë toka jashtëzakonisht pjellore. Dua shumë të mësojmë prej jush dhe besoj se disa arritje tuajat mund të bëhen edhe arritjet tona, sepse parimi është: Suksesi ynë është edhe i juaji dhe anasjelltas”, tha Veliaj.


Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, falenderoi kryebashkiakun Veliaj, për mikpritjen dhe tha se është i lumtur për bashkëpunimin mes dy qyteteve, sa i përket fushës së bujqësisë.

“Është lajm jashtëzakonisht i mirë që jemi pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. Jam shumë i nderuar të jem këtu. Ne vijmë shpesh në Tiranë, jemi përpjekur të bëjmë punë të mira dhe tashmë, bashkë me kryetarin e Bashkisë, kemi çfarë japim, kemi shumë çka i marrim Tiranës, në mënyrë që Kosova evropiane, Shqipëria evropiane, shqiptarët evropianë, të kenë mundësi që përmes këtij bashkëpunimi të mirëfilltë, të zhvillojnë edhe projekte të përbashkëta, të cilat na bëjnë krenarë të gjithëve”, tha Latifi.

Gjithashtu, Kryebashkiaku Veliaj, shtoi se Tirana do të bëjë më shumë për të promovuar Rahovecin.

Paraardhëse

Tërmet në Elbasan, lëkundet dhe Tirana

Pasardhëse

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi përvesh mëngët dhe i futet kuzhinës, shfaqet duke ngrënë fasule, qepë dhe bukë shtëpie

Pasardhëse

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi përvesh mëngët dhe i futet kuzhinës, shfaqet duke ngrënë fasule, qepë dhe bukë shtëpie

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.