• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kriza mjedisore në Durrës dhe Kavajë, Xhaferaj: Strategji për të çuar mbetjet në Sharrë

11 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krizën mjedisore në Durrës dhe Kavajë të shkaktuar nga djegia e mbeturinave.Në një deklaratë nga landfilli i Durrësit, Ferdinand Xhaferri e ka konsideruar këtë plan mafioz, ndërsa ka akuzuar qeverinë për paftësi në menaxhimin e kësaj situate.

“U ngrit kjo krizë mjedisore për të justifikuar që qytetet e Durrësit dhe Kavajës të çojnë mbetjet tek landfilli i Sharrës, tek landfilli i ortakëve të kryeministrit dhe ti cojnë mbetjet me një vlerë të rritur, 30% më shumë , me 41 euro për ton,” shprehet ai ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

“Ka mbi 4 vite që vlon problematika e mbetjeve për qytetet e Durrësit dhe Kavajës dhe së fundmi i është vënë flaka jo në kuptimin figurativ, por sikurse e shikoni në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj. Ne kemi parë në qytetet e Durrësit dhe të Kavajës kazanë mbetjesh të tej mbushur gjatë ditës dhe që digjen gjatë natës.

Pra sikurse shikohet, për qytetet e Durrësit dhe Kavajës situata e mbetjeve ka degraduar në një krizë mjedisore me shumë rrezik për shëndetin e qytetarëve te Durrësit dhe të Kavajës. Kanë kaluar katër vite, nuk kemi të bëjmë më me paaftësi, është një rast, është një plan i mirëfilltë mafioz, është një sjellje prej nje organizate kriminale , sepse ashtu sikurse organizatat kriminale që kur duan të realizojnë objektivat e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve , shkojnë deri në vrasjen dhe ekzekutimin e qytetarëve , këtë punë po bën qeveria me krizën e mbetjeve.

U ngrit kjo krizë mjedisore për të justifikuar që qytetet e Durrësit dhe Kavajës të cojnë mbetjet tek landfilli i Sharrës, tek landfilli i ortakëve të kryeministrit dhe ti cojnë mbetjet me një vlerë të rritur, 30% më shumë , me 41 euro për ton.

Një aferë e pastër korruptive dhe pse?

Tre vite më parë erdhi kryeministri Rama këtu në Durrës, shkoi dhe në Porto Romano dhe Këshilli Bashkiak u mblodh me urgjencë dhe miratoi, shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore. Nuk u bë asgjë! Dy vite më vonë në qershor të 2020, këshilli bashkiak u mblodh përsëri dhe shpalli për herë të dytë gjendjen e emergjencës mjedisore.

Këto ditë u orkestrua kriza mjedisore, u bë situata alarmante për Durrësin dhe Kavajën, e papërballueshme. Dhe disa ditë më parë Këshilli Bashkiak u mblodh dhe vendosi që për 10 vitet e ardhshme mbetjet të shkojnë tek landfilli i Sharrës me një kosto prej 40 mijë euro për ton. Një vit më parë, në 2020 bazuar në vet strategjinë e qeverisë për trajtimin e mbetjeve për rajonin e Shqipërisë së mesme, tarifa ishte projektuar, kosto ishte projektuar 29 euro për ton.

Pra, sikurse duket qartë është një aferë e pastër korruptive. Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh këtë aferë. Ne jemi në pritje që SPAK-u të veproje përpara se situata të degradoje me shumë rrezik për jetën e qytetarëve të Durrësit.“-shkruan Xhaferraj.

Paraardhëse

Manjani del me reagimin e fortë ndaj ambasadores Yuri Kim dhe ia numëron ‘një për një’

Pasardhëse

Italia, finalja një hap i madh, por tani mund të shkruajnë historinë

Pasardhëse

Italia, finalja një hap i madh, por tani mund të shkruajnë historinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.