• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kriza energjitike, PD: Do rrisë çdo çmim, do ta paguajnë qytetarët

17 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike, ka reaguar lidhur me situatën energjitike në vend. Përmes një deklarate, Sekretari për klimën e biznesit, Flamur Hoxha, shprehet se gjithçka po ndodh nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare, por me k*orrupsionin.

“Prej ditës që tellali i të keqes deklaroi se Shqipëria po hynte në një krizë energjitike, Partia Demokratike, ka treguar me fakte dhe prova se ajo që po ndodh, nuk ka lidhje me tregjet ndërkombëtare, por me keqmenaxhimin dhe k*orrupsionin. E kemi bërë këtë duke treguar se si ndërkohë që qeveria flet për krizë, ka shpërdoruar 40 milionë euro nga taksat e qytetarëve.

Po ashtu, kemi treguar se si me dritëshkurtësinë dhe menaxhimin skandaloz të eksporteve të energjisë, shkurtuan rezervat ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, duke hapur një pjesë të madhe të  gropës që do të mbyllet duke marrë borxh 200 milionë euro”, theksoi Hoxha.

Më tej, ai u shpreh se edhe nëse nuk do të ketë rritje drejpërdrejtë të çmimit të energjisë, konsumatori familjar do të penalizohet duke paguar përmes borxhit të rritur publik.

“Kjo papërgjegjshmëri i vendosi qytetarët përballë dy zjarreve, ose rritje çmimesh, ose rritje borxhi, që në finale paguhen përsëri nga taksapaguesit shqiptarë. Dhe nëse deri tani qeveria pohon se nuk do të ketë rritje të çmimeve për konsumatorin familjar, që gjithsesi do ta paguajë nëpërmjet borxhit të rritur publik, qeveria i ka hapur rrugë rritjes së çmimeve për sipërmarrësit e mesëm e të mëdhenj. Fatkeqësisht, edhe në këtë rast, fatura do t’u shkojë përsëri qytetarëve, sepse shtrenjtimi i energjisë elektrike do të përkthehet në rritje të çmimeve të produkteve apo shërbimeve që ata konsumojnë, e në rastin më të keq edhe në falimentim të bizneseve, duke rritur edhe më tej papunësinë.  Pra, do të kemi një përkeqësim edhe më të madh të gjendjes së përgjithshme ekonomike, në të cilën edhe qytetarët edhe sipërmarrësit, do të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe k*orrupsionit të kësaj qeverie, që nuk heq dorë nga shpenzimet e luksit, që nuk heq dorë nga shpërdorimet me tenderat me çmime marramendëse dhe nuk heq dorë nga PPP-të që po i marrin frymën ekonomisë shqiptare, duke i vendosur taksat e qytetarëve në shërbim të klientëve të qeverisë”, u shpreh Hoxha.

Paraardhëse

Blerja e votës, ndalohen nga policia 4 persona në Kosovë

Pasardhëse

“Big Brother Vip”, debat i ashpër mes Palomës dhe Kledit për pastrimin e shtëpisë: Mos m’u drejto mua fare

Pasardhëse

“Big Brother Vip”, debat i ashpër mes Palomës dhe Kledit për pastrimin e shtëpisë: Mos m’u drejto mua fare

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.