• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kriza ekonomike, Partia Demokratike apel Qeverisë: Një orë e më parë, një paketë të dytë serioze ndihme, jo lëmoshë

6 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike, deklaroi sot se në kushtet e krizës së gjithanshme në vend, duhet vullneti politik i qeverisë për të konkretizuar një orë e më parë një paketë të dytë serioze antikrizë, në vend të “lemoshës” së paketës së parë.

Dorian Telitit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha sot para medias:

“Të dashur qytetarë, kush më mirë se ju e ndjen krizën ekonomike që vazhdon të thellohet dita ditës? Çmimet vazhdojnë të rriten, ata që marrin ushqime me listë shtohen çdo ditë, jetesa po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme. Sipas raportit të fundit të OKB, 1 në 3 shqiptarë jeton në pasiguri ushqimore.

Disa muaj më parë, qeveria ndërmori një paketë 3-mujore ndihmë. Fatkeqësisht ishte më e ulëta në rajon dhe asgjë më shumë se një “lemoshë” . Paketa prill-maj-qershor nuk i dha aspak përgjigje nevojës për të luftuar efektet e krizës.

Që nga 1 korriku paketë mbështetëse nuk ka më. Qeveria i ka braktisur të gjithë: qytetarët në nevojë, pensionistët dhe bizneset.

Ndaj, Partia Demokratike kërkon që të ndërhyhet menjëherë në buxhetin e vitit 2022:

• Të shkurtohen të gjitha shpenzimet operative jo të domosdoshme.

• Të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimeve publike që s’kanë lidhje me rritjen e ekonomisë & mirëqenies, por vetëm për fryrjen e xhepave të një grushti njerëzish.

• Të ndërpriten një orë e më parë pagesat buxhetore për të gjitha PPP-të korruptive, për të cilat janë rreth 120 milionë euro të parashikuara për t’u paguar gjatë vitit aktual.

Çdo lek i kursyer nga masat e mësipërme dhe çdo lekë shtesë që ka ardhur në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve, ti kthehen sa më shpejt qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet paketave mbështetëse.

Për kujtesë: vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë mbledhur 22.7 miliardë lekë më shumë TVSH krahasuar me janar-qershor 2021.

Lekët janë dhe gjenden lehtësisht në buxhet, por duhet vullneti politik i qeverisë për të konkretizuar një orë e më parë një paketë të dytë serioze antikrizë, në vend të “lemoshës” së paketës së parë.

Vullneti qeveritar nuk mungoi para ca ditësh kur u prezantua PPP-ja e fundit, shtrimi i një rruge “me flori”, me kosto prej 800 milionë eurosh.

Vullneti qeveritar nuk mungoi as një muaj më parë kur firmave të ndërtimit afer qeverise iu dhanë 80 milione euro kompensim për rritjen e kostove të ndërtimit.

Po kostot e rritura të qytetareve dhe biznesëve, a nuk duhen kompensuar? A nuk e meritojnë shqiptarët e thjeshtë dhe bizneset e ndershme të njëjtën vëmendje nga qeveria? Justifikimet e qeverisë për çdo vonesë nuk pijnë ujë”, shprehet ai.

Paraardhëse

Ish-kryeministri Berisha publikon fotot dhe një mesazh nga Foltorja e Vlorës për Turizmin

Pasardhëse

Ylli Manjani: Faliment i pushtetit grabitës? Kaçakë ore kaçakë, jo oligarkë, se na hapët barkun me terma të mëdha, kaçakët që ndajnë plaçkë

Pasardhëse

Ylli Manjani: Faliment i pushtetit grabitës? Kaçakë ore kaçakë, jo oligarkë, se na hapët barkun me terma të mëdha, kaçakët që ndajnë plaçkë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.