• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kriza e thellë në PD, Topalli godet fuqishëm me deklaratën: Basha vartës i Ramës

3 September, 2018
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha për Shqiptarja.com se shpallja e aleancës me LSI nga kryetari i PD, Lulzim Basha, nuk është diskutuar kurrë me strukturat e partisë.

Topalli pohoi se ka qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë, ndërsa shtoi se demokratët e kanë paguar një herë shtrenjtë qeverisjen me LSI.

Sipas zonjës Topalli sot nuk ka më Parti Demokratike, ndërsa Lulzim Bashën e quan thjeshtë në vartës të kryeministrit Edi Rama.

“Lidhja e Lulzim Bashës me LSI është një histori e vjetër miqësie personale e të parit. Në forumet e PD nuk është diskutuar kurrë një aleancë e tillë. Lulzimi nuk i njeh forumet dhe as statusin. Siç e din çdokush ai kurrë nuk i mbledh ata. (Meqë ra fjala, PD është edhe pa statut, sepse kur e votoi në pranverë nuk kishte as kuorum). Unë kam qenë gjithmonë kundër një aleance me një forcë të majtë. Një herë që hymë në qeveri me LSI e paguam shumë shtrenjtë. Sot nuk ka PD, nuk ka një forcë të djathtë politike. Por historia është edhe më keq se kaq. Lulzim Basha është vartës i kryeministrit të vendit dhe kjo është dramatike për vendin. Praktikisht pluralizmi në Shqipëri është vetëm në letrat e KQZ dhe në regjistrimet formale të grupeve në Kuvend. Kur kryeministri korrupton kryetarin e opozitës, praktikisht pluralizmi është vetëm një maskë. Një dramë të tillë e kemi jetuar gjatë kohës së diktaturës. Por të paktën atëherë ishte e shkruar në Kushtetutë që kishte vetëm një parti. Për cilindo që beson se në vendin tonë ka pluralizëm, i them se gënjen veten”, thekson Topalli.

Raporti i Bashës me oligarkët

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, flet edhe për raportin e Lulzim Bashës me oligarkët. Sipas saj, Basha nuk i përmend kurrë me emra oligarkët pasi në darkë rri në vilat e tyre. “Praktikisht vendi është pa qeverisje dhe pa opozitë. Në fakt, për 3 milionë shqiptarë vendosin 4 politikanë, 10 oligarkë dhe disa grupe të fuqishme kriminale. E dëgjuat dje në konferencë Bashën pas vakancave të tij të gjata? Flet për oligarkë dhe nuk përmend kurrë një emër prej tyre sepse në darkë e ke në vilat e tyre luksoze. Dje tha se komisionerët publikë kishin lidhje me botën e krimit, dhe jo vetëm nuk ua përmendi emrat, por ai vetë i ka votuar me marrëveshjen me Ramën. Ka më se një muaj që bota zien pas deklaratave të dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ky (Lulzimi) vetëm heshti për turpin e tij. Dhe foli vetëm dje, i fundit në botë, që më mirë të mos fliste”, tha ish-nënkryetarja e PD.

Për krimin dhe varfërinë

Topalli është ndalur edhe tek situata në vend. “Sot Shqipëria po zbrazet si kurrë më parë. 360 mijë shqiptarë të tjerë ëndërrojnë të fitojnë lotarinë amerikane. Vendi ynë i bukur është kthyer në një territor ku krimi është i gjithëpushtetshëm. Varfëria ekstreme është shumëfishuar. Mbi 35 % të shqiptarëve nuk kanë mundësi që të paguajnë as dritat dhe as ujin. Sivjet janë 135 mijë nxënës dhe studentë më pak që regjistrohen në shkolla. Në periferi dhe në fshatra të moshuarit jetojnë vetëm, pa asnjë mundësi për ilaçe apo kujdesi, ndërkohë që fëmijët kanë marrë rrugët e botës. Koncesionet e kritikuara pareshtur nga FMN janë forma më e egër grabitjes së pronës publike dhe forma më e shpejtë dhe më e madhe e pasurimit të qeveritarëve. Ne jemi vendi i vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Banka Botërore thotë: E habitshme, në Shqipëri më të pasurit janë më të pashkolluarit dhe më të shkolluarit janë në shërbim të të pasurve. Absurdi dhe padrejtësia nuk kanë kufij në vendin tonë”, vijon Topalli.

Vrasjet në Shkodër

Topalli ka komentuar edhe vrasjen e djeshme në Shkodër, teksa tha se në qytetarin e saj mbizotëron vetëm frika dhe hutimi. Topalli iu referua vrasjes së biznesmenit 30-vjeçar Arjan Ferracaku, i cili po bënte xhiro me kalë në momentin kur është qëlluar me kallashnikov. “Ndërkohë që shkruaj këto radhë, një tjetër vrasje e tmerrshme është bërë në qytetin tim. Aty mbizotëron vetëm frika dhe hutimi. Askush nuk e siguron më jetën. Askush nuk i del më Zot. Dhimbje e madhe”, tha Topalli. /Shqiptarja.com

Paraardhëse

Rastet tromditëse kur uji bëhet i rrezikshëm për shëndetin

Pasardhëse

​Ushqimet që ju ndihmojnë të flini

Pasardhëse

​Ushqimet që ju ndihmojnë të flini

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.