• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Kriza dhe agai i katundit politik

11 May, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Armand Shkullaku

Vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, po paraqitet nga kryeministri dhe organet e tij propagandistike, si një plan ogurzi për të destabilizuar Shqipërinë, si një skenar për luftë civile apo si një kthim në vitin e përgjakshëm ’97.

Në anën tjetër, përballë këtij rreziku që i kanoset Shqipërisë, qëndron pasardhësi i Skëndërbeut dhe Ismail Qemalit, misionari i amanetit të tyre, i cili është i gatshëm të ofrojë gjithçka për tëshpëtuar vendin, me përjashtim të karrikes së tij. Ajo është e panegociueshme, hyjnore, e për rrjedhojë nuk mund t’u përkasëpazareve tokësore të humanëve.

Shqipëria, e cila ka kaluar jo pak kriza politike, ka njohur deri më sot dy modele të qasjes ndaj tyre. Me gjithë variacionet, këto dy modele mund të përafrohen në modelin Berisha dhe modelin Nano. Modeli i parë, i atij që e konsideronte të shenjtë karriken e tij dhe nuk e çonte ndërmend t’a negocionte, që rizgjidhej president ndërsa vendi ushtonte nga armët, që nuk negocionteasgjë dhe askënd, e çoi vendin në krizën më të thellë, pavarësisht se edhe atëherë kishte plot zëra që fajin ia vinin opozitës së kohës që bojkotoi zgjedhjet dhe nuk hyri në Kuvend.

I njëjti model nuk negocoi asgjë edhe shumë vite më vonë, kur opozita e Edi Ramës nisi grevën e urisë dhe për hir të “mandatit të popullit”, pavarësisht kostove me jetë njerëzore, nuk lejoi t’i prekej gardhi i “institucionit kushtetues”.

Modeli Nano në raport me krizat e rënda që ka kaluar vendi, ishte ai që karriken nuk e konsideronte si fronin hyjnor, tëpaprekshëm nga humanët. Ky model, postin e të parit të qeverisëe shihte si përgjegjësi dhe të drejtë të një grupi politik dhe jo tënjë individi- misionar. Fatos Nano kaloi katër vite në qeli, fioti zgjedhjet me numra dërrmues në vitin ’97 dhe pranoi që vendi tëdrejtohej edhe për disa kohë nga një tjetër kryeministër për hir tëuljes së tensioneve dhe shmangies së konfliktit me opozitën. Pushtetin e madh e ndau mes aleatëve, madje edhe me ata që i kishte kundërshtarë në parti. Në më pak se një vit, ndërsa opozita sulmoi kryeministrinë, e dorëzoi postin e kryministrit duke mos e konsideruar atë si vullnet të panegociueshëm tëshumicës së shqiptarëve, por si një të drejtë të familjes së tij politike, për të mandatuar dikë tjetër e për të mos i hedhur benzinë zjarrit për hir të ngjitjes pas karrikes. E ndonëse fitoi me garë edhe njëherë kreun e partisë, përsëri për të mos provokuar një tjetër konflikt, postin e kryeministrit ua la në dorë prapësocialistëve.

Kaq i fortë ishte ky model në PS, sa edhe Ilir Meta, ndonëse fitoi zgjedhjet në vitin 2001 si kryeministër dhe u konfirmua me shumicë dërrmuese nga KPD, e la mandatin e tij pas një viti si mundësi për zgjidhjen e krizës politike të kohës.

Edi Ramën është gati e pamundur t’a ofrosh në ndonjë nga këto modele. Ai sillet sipas modelit të moderuar dhe nuk i dridhet dora të bëjë kurban ministrat e tij “të suksesshëm”, të negociojëdatën e zgjedhjeve, qoftë dhe me dy javë, të ofrojë president konsensual e çdo gjë tjetër, por shndërrohet në një “berishë” kur vjen puna t’ia dorëzojë partisë së tij mandatin e kryeministrit, qoftë edhe për dy muaj.

Një lider që u thotë shqiptarëve se ekziston një plan për tëdestabilizuar vendin, se rrezikohet lufta civile, se për tëshmangur këtë rrezik anullon zgjedhjet në një bashki, mund t’a sakrifikojë postin e tij në emër të stabilitetit dhe Shqipërisë. Nuk mund të jesh një “nano” kur është fjala për Tahirin, Beqen apo Kavajën dhe një “berishë” për karriken tënde dhe 18 qershorin.

Modeli i Ramës, që u pa dhe në Kongresin e çuditshëm elektoral, është ai i agait të katundit tonë politik dhe jo ai qëfrymëzohet nga ndonjë filozofi apo parim ideologjik a moral. Eshtë degradimi i 27 viteve të politikës shqiptare, që në emër tëvullnetit të popullit ka mbetur e kapur në tre emra. “Rilindasi” në fakt përbën shprehjen e koncentruar të këtij degradimi, qëkarriken e tij nuk e lidh thjesht me vullnetin e popullit por dhe me amanetin e Ismail Qemalit. Mjafton biografia dhe fotografia për të kuptuar se ku kemi rënë./ Mapo

Paraardhëse

Presidenti i ri i Francës feston fitoren me balerina seksi (VIDEO)

Pasardhëse

VIDEO/ Duke pritur tymin e bardhë nga negociatat Rama-Basha

Pasardhëse

VIDEO/ Duke pritur tymin e bardhë nga negociatat Rama-Basha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.