• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kriza, Balluku: Jemi me sytë nga qielli, në datë 2 fillon shiu, është rritur edhe çmimi i qymyrit

28 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
312
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit se përveç të tjerave edhe çmimi i qymyrit ka pësuar rritje. Ajo u shpreh se qeveria nuk e kontrollon dot këtë, duke theksuar se të gjithë sot janë me sytë nga qielli pasi pritet që në datë 2 të nisin reshjet për të shtuar prurjet në kaskadën e Drinit.

“Energji përdorim edhe ne të majtët edhe ju të djathtët. Nuk po diskutojmë cilësinë e shërbimit. Do i kthehem faktit të ndërtesave apo mobilimeve. Nga 1600 abonentë për qendër sot shkojnë 600 abonentë për qendër. Jemi të detyruar të blejmë me këto çmime sot në treg. Edhe çmimi i qymyrit është rritur nga 34 euro në 60 euro për metër kub.Nuk e kontrollojmë dot këtë.

Duke pasur problemet e sistemit elektro-energjetik sa i përket prodhimit dhe sot jemi me sytë nga qielli dhe kemi një lajm të mirë që në datë 2 fillon shiu dhe presim 135 mm reshje. Ne kemi nisur proceset. 10 mld të akorduara nga qeveria janë për mburojën sociale. Janë për të mbrojtur abonentët familjarë. Për të dhënë çmimin e njëjtë që kishin edhe para krizës globale. Energjia e ka matshmërinë me shërbimin dhe cilësinë”, u shpreh Balluku.

Lidhur me projektin e OSHEE për përballimin e krizës energjetike përmes huamarrjes në BERZH, Balluku deklaroi se iniciativa për marrjen e kësaj kredie ka nisur që në muajin qershor duke parë impaktin financuar për shkak të pandemisë.

‘Projekti i OSHEE për reagimin ndaj krizës së pandemisë së COVID. Ka pasur një qëndrim të ndryshëm nga grupet e opozitës. Kemi kaluar edhe tej shpjegimeve që jepen në raste të tilla duke bërë transparencë për deputetët dhe publikun. Kjo kredi ka nisur si punë nga OSHEE në muajin qershor duke parë impatin financuar që operatori i shpërndarjes kanë pasur gjatë periudhës së pandemisë.

Duke pasur parasysh ndërprerjen e investimeve gjatë pandemisë kemi kërkuar këtë hua nga institucionet financiare partnere pasi Berzh ka mbështetur në projekte të rëndësishme. Si e përmenda më parë nuk dua të jap detaje sa i përket operacioneve që do të mbulohen nga kjo hua. Do kaloja vetëm disa pjesë teknike të rëndësishme që ky projektligj parashikon. Marrëveshja e garancisë përmban tre nene, ku sipas nenit të parë janë pjesë përbërëse e marrëveshjes. Afati i shlyerjes 5 vite. Periudha e mos shlyerjes së principalit 1 vit. Është moment kritik për sektorin energjetik. Është një moment kritik në krizë globale që parashikohet të zgjasë”, deklaroi Balluku.

Paraardhëse

Saimir Korreshi vjen në parlament me një dhuratë për ministren e Bujqësisë: Drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar

Pasardhëse

Cili është shqetësimi i Princit William dhe Kate Middleton për të voglin Louis?

Pasardhëse

Cili është shqetësimi i Princit William dhe Kate Middleton për të voglin Louis?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.