• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Kritikat për pr.ligjin e PS për Akademinë e Shkencave, reagon institucioni: Opozita mashtron opinionin publik, PD: Duan ta mbajnë përjetë në krye të ASHSH

16 July, 2023
në Kulturë, Lajme
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademia e Shkencave, është bërë edhe njëherë kryefjalë e kritikave të opozitës, ku bëhet fjalë për një projektligj të propozuar në komisionin e Edukimit dhe Medias nga dy deputetët e mazhorancës, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, gjë që deputetët e PD-së, Açka e Zhupa e konsiderojnë si një manovër për të mbajtur akademikun, Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave përgjithmonë.

Për këtë kritikë, ka pasur një reagim nga Akademia e Shkencave, ku cilëson skandaloze mashtrimin publik që bën opozita.

Në reagim thuhet se nuk ka asnjë cungim të projektligjit dhe se është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

Sipas Akademisë, thuhet se këtë fakt disa duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e ASHSH.

“SKANDAL ËSHTË MASHTRIMI I OPINIONIT PUBLIK

-Projektligji aktual për Akademinë e Shkencave, nismë ligjore e dy deputetëve, Ismet Beqiri e Petro Koçi, është një qind për qind ai i propozuar së pari e mbështetur nga Asambleja e Akademisë.

-Nuk ka asnjë cungim të projektligjit, është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

Njoftimi:

“ASHSH

Përgënjeshtrim e sqarim i opinionit akademik e më gjerë:

Projektligjit për disa ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave nuk i është ndryshuar asnjë germë referuar variantit të miratuar në Asamble, që është i njëjti me atë të kthyer në iniciativë parlamentare nga dy deputetë të nderuar, Ismet Beqiri e Petro Koçi.

Amendamenti i vetëm i tërhequr para disa ditësh është një propozim i ri, që ka të bëjë me bartjen e fondeve, propozim i cili nuk ka marrë mbështetjen me shkrim të Ministrisë së Financave dhe në këto rrethana nuk mund të shqyrtohet në Kuvend.

Këtë fakt disa duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e Akademisë së Shkencave. Dështimi kësaj taktike i detyron të gënjejnë opinionin publik dhe të sajojnë skandale të paqena. Ndërkohë, çdo qytetar e di se tërheqja e një amendamenti nga vetë propozuesi është e drejta e tij dhe ky veprim nuk ka pse të indinjojë kerkënd. Aq më tepër kur kjo bëhet për arsye proceduriale dhe për pengesa që nuk vijnë prej tij.

Me këtë rast, ne shprehim dhe një herë mbështetjen për këtë projektligj në emër të 52 antarëve firmëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave së Shqipërisë”,- thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Dy deputetët i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75-vjeç.

Paraardhëse

“Lëvizja ShpresON”, me formue një çetë intelektualësh, me frymë perëndimore, flet Goxhaj: Bazohet në Formulën e Shpëtimit të At Zef Pllumit

Pasardhëse

Nga Alla te Fran Tuci, 5 kryebashkiakë të arrestuar në 4 muaj, pranga për korrupsion e shpërdorim detyre, më i bujshmi videoskandali i Gjicit

Pasardhëse

Nga Alla te Fran Tuci, 5 kryebashkiakë të arrestuar në 4 muaj, pranga për korrupsion e shpërdorim detyre, më i bujshmi videoskandali i Gjicit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.