• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kriteret e reja për deputetët e PS

25 March, 2017
në Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste do të mbledhë në 2 prill Asamblenë Kombëtare e cila do të miratojë kriteret specifike për përpilimin e listës me 140 kandidatë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Burime pranë kësaj partie bëjnë me dije se Asambleja do të zhvillojë edhe një debat me drejtuesit e njësive bazë të organizimit elektoral sipas bashkive dhe do të evidentohen propozimet apo mendimet për figurat e mundshme për tu kandiduar apo rikandiduar.

Shqiptarja.com shjkruan se argumentet themelore mbi të cilat po hartohen kriteret që i propozohen Asamblesë për miratim mbi zgjedhjet e kandidatëve, u referohen dy neneve të Statutit të Partisë Socialiste dhe Kodit të Etikës së saj. Kandidatët nuk duhet të jenë shkarkuar më përpara nga detyra shtetërore për korrupsion, nuk duhet të jenë të dënuar dhe duhet të kenë reputacion në zonat përkatëse.

Bëhet fjalë për nenin 52 të Statutit, i cili thotë: “Përfaqësuesit e Partisë në funksionet politike në pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv të qeverisjes qendrore dhe vendore duhet të karakterizohen nga standarde të larta integriteti. Para kandidimit ose emërimi në funksionin politik, kandidatët e propozuar për tu zgjedhur nënshkruajnë një deklaratë të miratuar nga Kryesia e Partisë, në të cilën, ndër të tjera deklarojnë plotësimin e kushtit që nuk janë shkarkuar nga asnjë lloj detyre të mëparshme për korrupsion, nuk janë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie, si dhe angazhimin, se nëse do të zgjidhen, do të zbatojnë me korrektesë standardet e funksioneve për të cilat kandidojnë, si dhe rregullat dhe orientimet e partisë”.

Por neni 59 i Statutit përcakton një rregull të veçantë për të gjithë deputetët aktualë të cilët kanë ambicie për të rikandiduar. Në këtë rast, kryesia e grupit parlamentar, e përbërë nga kryetari Gramoz Ruçi, nënkryetarët Taulant Balla, Erjon Braçe e Vasilika Hysi, si dhe sekretari Musa Ulqini, do të bëjnë një raport për performancën e gjithsecilit gjatë këtij mandati.

“Përpara çdo fushate zgjedhore, Kryesi ai paraqet për miratim Asamblesë Kombëtare kriteret dhe rregullat e procesit për përzgjedhjen dhe konsultimin e kandidatëve për deputetë. Lista e zgjeruar e propozimeve së bashku me rekomandimet përkatëse administrohet nga Kryesia. Lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë miratohet nga Kryesia e PS. Kryesia e Grupit Parlamentar socialist, në mbyllje të legjislaturës, në rastet kur deputetët përfshihen në listën e rikandidimit, harton një vlerësim individual lidhur me performancën e deputetit gjatë mandatit ë tij lidhur me marrëdhëniet e mbajtura me zonën përkatëse elektorale, përfaqësimin në komisione, në mbledhjen e grupit dhe në seancën plenare, iniciativat ligjore të ndërmarra, paraqitjen publike dhe kriteret të tjera të përcaktuara nga rregullorja e grupit parlamentar socialist.

Para kandidimit si deputet, kandidatët e propozuar nënshkruajnë një deklaratë, në të cilët vërtetojnë përmbushjen e integriteti moral e ligjor, si dhe angazhimin, se nëse zgjidhen do të zbatojnë me korrektesë rregullat e funksionimit të grupit parlamentar socialist”, thuhet në nenin 59 të Statutit të Partisë Socialiste.

Kodi i Etikës në PS për zgjedhjen e kandidatëve

Neni 6

Integriteti dhe standardet në përzgjedhjen e kandidatëve

  1. Përfaqësuesit e partisë në funksione politike, në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv qendror dhe vendor, duhet të karakterizohen nga standardet më të larta të integritetit moral dhe ligjor.
  2. Çdo kandidat i propozuar për t’u zgjedhur apo emëruar në funksion politik nga Partia, detyrohet të nënshkruajë një deklaratë në të cilën deklaron se:
  3. nuk është shkarkuar ose larguar nga asnjë detyrë e mëparshme për korrupsion apo shkelje të ligjit;
  4. nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie;
  5. do të zbatojë me korrektësi standardet ligjore të funksioneve për të cilat kandidon apo emërohet.

ç. do të zbatojë me korrektesë rregullat dhe normat e përcaktuara në dokumentet kryesore të Partisë.

  1. Modeli i deklaratës që duhet të plotësojnë kandidatët për përfaqësim në drejtim dhe emërim në poste politike e ekzekutive përgatitet e miratohet nga Kryesia e Partisë.
  2. Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës nuk mund të jenë kandidatë për funksione të ndryshme përfaqësimi ose të mund të emërohen në çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë.
Paraardhëse

Izraeliti me pajisje përgjimi do të hetohet i lirë

Pasardhëse

Humbja me Italinë, De Biasi komenton dorëheqjen

Pasardhëse

Humbja me Italinë, De Biasi komenton dorëheqjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.