• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kriminaliteti në Shqipëri, ja qytetet me të pasigurtë për të jetuar

10 October, 2017
në Aktualitet
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Norma e vrasjeve në raport me popullsinë në vendin tonë gjatë vitit 2016 shënoi 2,5 vrasje për 100 mijë banorë. Teksa kjo shifër është e krahasueshme me disa vende të Europës dhe më mirë se disa vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rang qarqesh ka luhatje të mëdha të kësaj norme.

Qarku i Lezhës paraqet normën më të lartë me 6,2 vrasje për 100 mijë banorë. Edhe qarku i Vlorës është lehtësisht poshtë shifrës së 6 vrasjeve për 100 mijë banorë. Statistika të tilla janë të krahasueshme me ato të vendeve si Somalia, Kenia apo Kameruni.

Mbi mesataren e vendit renditet edhe Gjirokastra e Shkodra, ndërsa si qarqet më të sigurta paraqiten Durrësi dhe Dibra.

Pasiguria në qarqet e Lezhës dhe Vlorës mbështeten edhe nga norma e autorëve të veprave penale sipas numrit të popullsisë. Së bashku me Tiranën, këto tre qarqe kanë përqindjet më të larta të individëve që kanë kryer vepra të ndryshme penale gjatë vitit 2016.

Lezha ka normën e 137,7 autorëve për 10 mijë banorë, ndjekur nga kryeqyteti me 137,3 autorë dhe Vlora me 122,9 autorë për 10 mijë banorë.

Teksa në Tiranë, kjo shifër ka pësuar një përmirësim me 6.6% nga viti në vit, Vlora dhe Lezha kanë përmirësimin më të dobët në të gjithë vendin. Qarku që ka shënuar ndryshimin më të madh është Gjirokastra, ku numri i autorëve është ulur me ¼.

Sa i takon të burgosurve, Lezha bie në sy duke u shkëputur ndjeshëm në grafikun e normës së personave me heqje lirie në raport me popullsinë. Ky qark numëron 760 të burgosur, shifër e krahasueshme me qarqe shumë më të mëdha si Durrësi (783 të burgosur).

Me 58,6 të burgosur për 10 mijë banorë, Lezha, nëse do të ishte shtet më vete do të renditej e treta për numër të burgosurish pas Seychelles dhe SHBA.

Në rang kombëtar, regjistrohen 5946 të burgosur, ose 20,7 të burgosur për 10 mijë banorë, ndërsa qarqet që paraqiten më mirë në këtë tregues janë Shkodra, Tirana, Kukësi dhe Dibra.

Sa i takon një tjetër vepre penale, Tirana regjistron 35,2% të numrit total të rasteve të raportuar për dhunë në familje.

Paraardhëse

Spanja gaboi! Zgjodhi metodat serbe

Pasardhëse

Karroca me kalë përplas për vdekje të moshuarën në Devoll

Pasardhëse

Karroca me kalë përplas për vdekje të moshuarën në Devoll

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.