• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Krimet që tronditën Shqipërinë, nga deputeti Xhindi, te bankieri Santo

3 October, 2017
në Dosje
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vrasja e ish-deputetit Fatmir Xhindi, atentati ndaj Artan Sanots dhe vrasjet që kanë ndodhur në Durrës e Vlorë, janë disa nga ngjarjet e bujshme në vend, të cilat nuk janë zbardhur ende. Mbeten mister vrasësit apo personat që kane kryer krimet pavarësisht se janë identifikuar, por nuk janë arrestuar.

Maj 2009 vritet Fatmir Xhindi
Në maj të 2009-së është vrarë në Fier ish-deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi. Ai u qëllua pranë banesës së tij dhe mbetet një nër ngjarjet e mistershme të pazbardhura.

Qershor 2014 vritet Artan Santo
Në qershor të 2014-së dy persona qëlluan Artan Santon në mes të Tiranës dhe më pas u larguan me shpejtësi. Kjo mbetet ndër ngjarjet më të mistershme për sa i përket personave që kryen vrasjen dhe atyre që e porositën.

Prill 2015 Masakra e Çoles
3 persona u vranë në prill të 2015 në atë që njihet si masakra e Çoles, ku mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Për ngjarjen u arrestua Aleksandër Llanaj dhe dy shokët e tij. Pikërisht kjo ngjarje ka sjellë edhe atentate të tjera në Vlorë, ku mes tyre është edhe atentati i ditës së diel, ku mbetën të plagosur 3 persona.

3 prill 2016 atentat fisit Çapja
Në prill të 2016-së i bëhet atentat fisit capja në Elbasan, duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan. Autorët ende nuk janë zbuluar.

2005-2016 Përplasjet e Elbasanit
Një kalvar përplasjesh ka ndodhur mes fisit ccapja dhe familjes së ish-shefit të qarkullimit rrugor Fadil Mema në Elbasan. Disa të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Vetëm një pjesë e këtyre ngjarjeve janë zbardhur

Maj 2016 Kelment Balili
I cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Kelment Balili ia arriti që ti shpëtojë drejtësisë shqiptare. Pavarsisht se ishte drejtor i transporteve në Sarandë, autoritetet shqiptare nuk e ndaluan dot të shumëkërkuarin ndërkombëtar për trafik droge. Ai u arratis dhe pavarsisht disa aksioneve të Policisë, nuk u gjet. Ende dhe sot është në kërkim.

Prill 2017, vrasjet në Durrës
Në muajin prill të këtij viti iu bë atentat ish-shefit të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës Ervin Dalipit dhe Juxhin Dautit. Të dy u vranë te mbikalimi i Sukthit, ku u qëllua me automatik nga një makinë tjetër. Autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shijakut, por nuk u identifikuan nga Policia.

Maj 2017, vrasje e dyfishtë në Vlorë
Në muajin maj të këti viti është vrarë në Vlorë drejtori i OSHEE të këtij qyteti Roland Saliu, si dhe pronari i një televizioni lokal, Erven Hyseni. Edhe për këtë ngjarje të ndodhur në qytetin bregdetar, ende nuk ka autor të arrestuar.

Gusht 2017 vrasjet e Ksamilit
Në muajin gusht të 2017-së është vrarë në Ksamil Vangjel Çiko. Ngjarja ka lidhje me hakmarrjen për shkak se në shtator të 2016-së është vrarë Aleksandër Bardhi, pikërisht nga djali i Vangjel Çikos, Dhimitër Çiko. Më herët ka patur edhe një të vrarë tjetër në Ksamil Agron Xhezairi, që gjithashtu dyshohet se ka lidhje me ngjarjet e vrasjes së Aleksandër Bardhi.

Policia thotë se raporti i ngjarjeve të zbardhura me ato që mbeten pa autor është 7 me 3. Kjo do të thotë se 70% e ngjarjeve në vend kanë një autor, ose person të arrestuar.

Paraardhëse

Këshillat e Ambasadës Amerikane për plotësimin e lotarisë

Pasardhëse

Pas rrahjes në TV, Zeka përfshihet në një tjetër skandal

Pasardhëse

Pas rrahjes në TV, Zeka përfshihet në një tjetër skandal

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.