• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Kreu i Katalunjës, Puigdemont: Pavarësia, çështje ditësh

4 October, 2017
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak pas fjalimit të Mbretit Felipe VI, udhëheqësi i Katalunjës pohoi për BBC-në se pavarësia e rajonit autonom është çështje ditësh.

Në intervistën e tij të parë që prej referendumit të së dielës, Carles Puigdemont pohoi se kabineti i tij do të veprojë nga fundi i kësaj jave, ose fillimi i tjetrës. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse qeveria qendrore ndërhyn dhe merr nën kontroll ekzekutivin katalanas, ai dha këtë përgjigje:

“Ky ka për të qenë një gabim që do të ndryshojë gjithçka. Aktualisht nuk ka asnjë kontakt mes Madridit zyrtar dhe administratës katalanase”, tha Carles Puigdemont, president i Katalunjës.

Puigdemont shtoi gjithashtu se nuk është aspak dakord me qëndrimin e BE-së, që tha të hënën se ajo çfarë po ndodh me Katalunjën është çështje e brendshme e Spanjës.

Plot 90% e votuesve që morën pjesë në referendumin e së dielës i thanë “po” mëvetësisë, megjithatë ekziston mundësia që Madridi t’i heqë Katalunjës autonominë.

Mbreti i Spanjës u rreshtua hapur një ditë më parë në krah të qeverisë së Mariano Rajoyt, kur tha se organizatorët e votimit treguan mungesë respekti për pushtetin shtetëror dhe e vendosën automatikisht veten “jashtë kornizave të ligjit”.

Monarku e përshkroi situatën si ekstremisht të rrezikshme, ndonëse u shpreh i bindur se vendi do ta kapërcejë këtë moment të vështirë e bëri thirrje për unitet. Në Barcelonë, njerëzit e dëgjuan fjalën e tij, por reagimi i tyre ishte njësoj sikur Mbreti të mos kishte folur.

Felipe VI tha shumë gjëra, megjithatë nuk përmendi në asnjë moment skenat tronditëse të dhunës së ushtruar nga policia spanjolle ditën e votimit, gjatë të cilës u plagosën gati 900 vetë, e as nuk bëri ndonjë apel urgjent për zgjidhjen e këtij ngërçi përmes dialogut.

Paraardhëse

Një pako e dyshimtë alarmon policinë e Tiranës

Pasardhëse

Enca Haxhia krejtësisht lakuriq, fut duart në pjesët intime

Pasardhëse

Enca Haxhia krejtësisht lakuriq, fut duart në pjesët intime

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.