• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu zbulon skenarin e fortë amerikan që do të tronditë politikën: Në Tiranë do mbërrijë një avion nga Haga që do të arrestojë 3 liderët më problematikë shqiptarë

15 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
896
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të mos lejuar kapjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat po luftojnë korrupsionin në nivele të larta në Shqipëri. Politika është vënë në alarm nga organet e reja të drejtësisë, ku SPAK nën “patronazhin” e SHBA po përgatit goditje të forta si majtas, ashtu edhe djathtas. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta vazhdojnë luftën me SHBA. Por në këtë luftë me amerikanët ka dalë së fundmi hapur dhe kryeministri Rama. Por çfarë fshihet pas këtyre përplasjeve me ambasadën e SHBA në Tiranë? Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka zbuluar prapaskenat e bujshme dhe paralajmëron një skenar të fortë amerikan që do të tronditë politikën shqiptare.

Spahiu ka hequr një vijë paralele me konfliktin e liderëve të Kosovës me Perëndimin. Ndryshimi sipas Spahiut qëndron se liderët e Kosovës u arrestuan si heronj nga Haga, ndërsa me liderët në Shqipëri do të ndodhë ndryshe. Spahiu shprehet se Meta, Berisha, por edhe Rama do të arrestohen si bandë kriminale. “Përplasja e ambasadores amerikane me Ramën, por edhe përplasja e Berishës me SHBA kanë një ngjashmëri me konfliktin e liderëve të Kosovës me perëndimin: “Këtu SPAK, atje Gjykata Speciale”. Rama, Berisha, Meta kanë frikë që një ditë në Tiranë do mbërrijë një avion nga Haga ti arrestojë të tre, por me një ndryshim. 3 liderët e Kosovës u arrestuan si heronj, ndërsa këta si 3 banda kriminale!”, shkruan Spahiu në rrjetin e tij social “Facebook”.

SHBA terrorizon politikën shqiptare

Terrori dhe ankthi që po përjeton politika shqiptare nga lufta që SHBA i ka hapur korrupsionit në Shqipëri, duket nga zhvillimet e fundit për zgjedhjen e kreut të SPAK. Pas thirrjes të kryeministrit Rama që SHBA të qëndrojë larg procesit, për Kreshnik Spahiun tregon se mesazhi i tij i koduar ishte që liderët në Shqipëri janë të paprekshëm. “Edi Rama thirrje kundër ambasadores amerikane Yuri Kim. ‘Mos arrestoni as Berishën, as Metën, as mua’. Të tre jemi të paprekshëm kundër gjithë botës. Arrestoni 3 milion njerëz…”, shkruan Spahiu.

Drejtësia i “zgjat” mandatin ambasadores

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh se do të qëndrojë në detyrë më shumë se mandati 3-vjeçar, ku si fokus kryesor të saj do të ketë drejtësinë e re dhe veçanërisht SPAK. Por çfarë e “detyroi” ambasadoren të deklarojë se do i zgjatet edhe ca më shumë mandati? Kjo lëvizje e SHBA për Spahiun ishte një goditje direkte për dyshen Rama-Berisha. “SHBA zgjati mandatin e Yuri Kim, si reaksion i mosmirnjohejes Rama-Berisha”, ishin fjalët e Spahiut. Zgjedhja dhe emërimi i ambasadores amerikane në Shqipëri është tagër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një njoftim i Ministrisë së Jashtme Shqiptare se “kanë nisur procedurat për zëvendësimin e Yuri Kim”, i trazoi të gjithë. Ambasadorja theu heshtjen dhe vuri theksin se “do të rrijë edhe për shumë kohë”.

Paraardhëse

Basha një hap larg drejt rikthimit në krye të PD, zbulohet lëvizja e madhe që po përgatitet në 20 dhjetor, ja si do ta përzërë Sali Berishën

Pasardhëse

Berisha mban fjalim për zgjedhjet lokale, përlotet Belind Këlliçi! Çfarë ndodhi? (FOTO)

Pasardhëse

Berisha mban fjalim për zgjedhjet lokale, përlotet Belind Këlliçi! Çfarë ndodhi? (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.