• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu nxjerr informacionet tronditëse: Ja kush po e mban peng Ilir Metën me dosje, urdhrat e fshehta që merr Sali Berisha nga Greqia dhe skema për të rrëzuar Ramën nga pushteti

18 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
587
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Spahiu shprehu bindjen se në Shqipëri nuk ka një opozitë të vërtetë, pasi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është peng i kryeministrit Rama për shkak të dosjeve në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, shefi i qeverisë ka një ndikim tangent mbi organet e drejtësisë duke i mbajtur peng liderët e opozitës. Spahiu nënvizoi se mazhoranca rrëzohet vetëm nëse lind një opozitë e re ose nëse ka çarje Brenda Partisë Socialiste. Më tej Spahiu theksoi se niveli i opozitës ka rënë shumë poshtë dhe këtë e kupton që në momentin që Gazment Bardhi rezulton një figurë e përshtatshme për t’u bërë kryeministër. Madje ai iu bëri thirrje gazetarëve se duhet t’i kërkojnë Bardhit vendimin e arsyetuar të bisedimeve me kreun e “Foltores”, sepse ligjërisht, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, është një funksionar politik që ka votuar për përjashtimin e Sali Berishës nga partia.

-Zoti Spahiu, deputeti Gazment Bardhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha duket se kanë lënë pas sulmet dhe akuzat e bëra ndaj njëri-tjetrit, teksa janë bërë bashkë në një llogore kundër Lulzim Bashës. Keni një koment?

Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Sali Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij. Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën. Sigurisht që dhe Bardhi ka ambiciet e mëdha për kryeministër, por çështja është shumë e thjeshtë, a ka shqiptar që voton një opozitë që drejtohet nga Bardhi, pra për të sjellë kryeministër Gazment Bardhin? Unë mendoj që vetë Gazment Bardhi nuk do e votojë veten e tij.

-A ka opozita potencial për atë rrëzuar qeverinë? Keni një recetë si mund të bashkohet PD?

Sot nuk ka një opozitë të vërtetë, pasi opozita Ilir Meta dhe Sali Berisha janë peng i dosjeve që Edi Rama menaxhon përmes një ndikimi tangent mbi drejtësinë. Nuk është nevoja të kontrollosh drejtpërdrejtë një organ të drejtësisë, ne jetojmë në një vend të vogël që zyrtarët e kuptojnë me nuhatje çfarë duhet bërë. Unë e kam të vështirë të besoj te pavarësia absolute e drejtësisë. Edi Rama do të rrezikojë pushtetin kur të lindë një opozitë e re. Këtë opozitë të re nuk e lejon as Edi Rama as opozita e vjetër. Në momentin kur një lëvizje del kundër establishmentit të vjetër, ajo është e vdekur dhe jo vetëm në Shqipëri. Mundësia e dytë e rënies së Edi Ramës është çarja e brendshme e PS-së. Për sa i përket roli opozitar unë mendoj se prej disa vitesh kauzat popullore janë jetim, që do të thotë nuk kanë dot më avokatë politik që t’i përfaqësojnë. Që nga 14 maji ne nuk kemi parë asnjë protestë. Nuk bëhet fjalë as për Partinë Demokratike as për Foltoren, nuk ka më forca opozitare t’i bëjnë thirrje publikut për kauza të caktuara. Kjo për disa arsye. E para kauzat janë sfumuar janë konsumuar. Nuk kanë më mbështetës dhe kanë humbur bastionet e tyre.

-Po sa i përket zgjedhjeve në Kukës që do të mbahen pas disa ditësh, Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Bashës për caktimin e dy anëtarëve të KZAZ ndonëse Partia Demokratike nuk ka asnjë kandidatë aty, si do ta komentonit këtë?

E para si ka mundësia partia e dytë nuk arrin që të nxjerr kandidatë në Kukës dhe më duket shumë e dyshimtë dhe e dyta nuk kuptojë debatin politik që vazhdon për këtë çështje. Grupimi i Berishës është në koalicion me Partinë e Lirisë, e cila gëzon të drejtën e komisionerëve dhe këto dalin si një grup dhe s’mund të marrin dy palë komisionerë. Pra duhet që të ndiqet një standard, grupimi i Berishës nuk e di pse ka heshtur për çështjen gjyqësore që do vendos fatin e logos, vulës se kujt do t’i mbetet. Pas çdo skandali të socialistëve ndodh që PS fiton sërish, ndodhi me inceneratorët me Shukriun, ku PS fitoi me më shumë vota e shumë tjera. Unë them se Kukësi do fitohet nga socialistët dhe do të fitohet me më shumë vota se Safet Gjici.

-Ndërkohë Fredi Beleri ka mbetur në burg, por ai është vizituar nga ministri i Brendshëm i Greqisë. Çfarë po kërkon Greqia sipas jush?

Greqia po tenton të bëjë atë që po tenton që të bëjë Serbia në Kosovë që të zgjeroj autonominë. Himara nuk është një bashki e vogël, por është një territor dhe bashki e rëndësishme, është projekti i të ardhmes së turizmit shqiptar. Greqia mund të jetë edhe në të drejtën e saj për të mbrojtur minoritetet në vendin tonë, por problemi është i atyre që i dhanë mandatin politik Belerit dhe ja dha Sali Berisha me Ilir Metën. Berisha na i nxjerr atë si përfaqësues politik në zonën më të çmuar dhe më delikate sepse të gjithë projektet e organizatat të vorio- epirit ka qenë të helenizojnë pjesën nga Himara dhe poshtë. Qëllimi i tij ishte që të fuste në konflikt qeverinë shqiptare aktuale me Athinën. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë të respektohet ligji dhe të mos hyj politika, do të thotë se Uashingtoni është bërë avokat i prokurorisë dhe reformës në drejtësi. Në ‘97 Athina ishte aleate me Uashingtonin sot është e kundërta, sot është aleat me qeverinë shqiptare kundër Athinës. Beleri është lënë në arrest për një arsye ligjore sepse personat që i kanë qenë një herë në kërkim quhen me rrezik të lartë shoqërore, pra ka qenë në kërkim njëherë. kam dëgjuar edhe që thonë se personat që ky do i jepte lekë janë provokator, tani kanë një pyetje për ata demokrat dhe mbështetës të minoriteteve, pse nuk ecin me të njëjtën logjik për Safet Gjicin kur ajo vajti dhe e provokoj sepse e ka pranuar, pse për Gjicin dhe Alma K, quhet e dënueshme dhe për Belerin jo. A kemi një shkarkim nga qeveria të Safet Gjicit.

-Nga ana tjëtër, takimi i shumëpritur, Kurti-Vuçiç ka ndodhur pak ditë më parë në Bruksel, por nuk u arrit asnjë gjë konkrete. Pse sipas jush ai nuk rezultoi që të ishte një takim i suksesshëm?

Në fakt më e interesuar që ai takim të ishte i suksesshëm duhet që të ishte pala shqiptare, pra ne shqiptarët duhet që të ishim me sy dhe vesh që ky takim të përfundonte me sukses. Kosova është shteti i vetëm që është izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dhe është nën sanksione dhe sigurisht që ajo që pritej ishte të shkonim në nivelin zero. Lajmi i keq është se çdo zvarritje është në dëm të Kosovës dhe jo në dëm të Serbisë sepse serbët nuk janë nën sanksione. Ajo që ne nuk po kuptojmë është se Albin Kurti nuk është i qartë me shqiptarët se pse ka dështuar marrëveshja.

-Ju mendoni se BE anon nga ana e Serbisë?

Jo sepse Kosova është një shtet i krijuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të arritur njohjen e plotë të shtetit të Kosovës i duhet paqja dhe marrëveshja me Serbinë sepse mbështet nga Rusia dhe nga Kina që janë pjesë e rëndësishme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pa perëndimin Kosova nuk ekziston, nëse perëndimi do jetë indiferentë pavarësia e Kosovës merr fund sepse një shtet prej 1 milionë e gjysmë banorësh e humbet fuqinë e vet nëse i ka të gjitha superfuqitë kundër.

-Albin Kurti e ka vënë edhe si kusht dhe kërkon njohjen defakto nga Serbia, a nuk është e drejtë e një kryeministri që vijon negociatat me një vend në këtë rast me Serbinë të kërkoj njohjen e vendit?

Është e drejtë absolute por, projekti franko-gjerman në pikën 5 të tij parashikon njohjen reciproke të simboleve të të dyjave vendeve. Po flasim për konfliktin Prishtinë- Perëndim, Albin Kurti s’ka pse shpenzon energji për diçka që ka dal garantë perëndimi. Kurti po mendon diçka tjetër, për të më të rëndësishme janë disa vota elektorale sesa Perëndimi, por më me rëndësi është mbështetja e Perëndimit për Kosovën. Nëse ne humbasim një partner me perëndimin atëherë nuk na shohim serioz, sepse thonë këta kanë turbulenca dhe nuk dinë se ca kërkojnë. Atëherë nëse ai i ka të gjithë kundër kë do të ketë në krah ai pastaj, të gjithë ata që luftuan për çlirimin e Kosovës i bie nuk e duan Kosovën, por e do vetëm Kurti. Faturën nuk e merr Kurti, por e merr Kosova.

Paraardhëse

Ja si Sali Berisha lejoi fuqizimin e mafies në këmbim të favoreve financiare, takonte fshehurazi Osama Bin Laden në Tiranë për të ngritur celulat e para në Shqipëri, Frrok Çupi zbardh prapaskenat

Pasardhëse

Zhupa: Gjiri i Gramës të futet në Listën e Pasurive të mbrojtura nga UNESCO

Pasardhëse

Zhupa: Gjiri i Gramës të futet në Listën e Pasurive të mbrojtura nga UNESCO

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.