Postimi i kreut të PD, Lulzim Basha që uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram, është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Në këtë ditë të shënuar për myslimanët, Basha ka zgjedhur të takojë Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Pas kësaj, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu me ironi shkruan se priste që Basha të shkonte në Vatikan, tek Papa me dy kokrra vezë, për të festuar Pashkët për Ringjallje.
Postimi i plotë:
“LIVE / SAPO NDODHI: Mediat kanë shpërthyer me tallje sepse Lulzim Basha ngatrroi Bajramin me Ditën e Ashures dhe shkoi për urrim tek Teqeja Baba Mondit. Në fakt unë prisja të shkonte në Vatikan, tek Papa me dy kokrra vezë, për të festuar Pashkët për Ringjallje.
Populli thotë: “I ka marr Zoti mendjen, prandaj hapi rrugë budallait” Gjithsesi Baba Mondi do ja ketë hequr magjinë e keqe me fije leshi ose me sheqer.”-shrehet Spahiu.








Diskutime rreth kësaj post