• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu del me deklaratën e fortë për bashkëshorten e kryeministrit: Linda s’është Zonja e Parë

19 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka dalë me një reagim mjaft pozitiv ndaj bashkëshortes së kryeministrit Rama, Linda Ramës pas intervistës që ajo dha mbrëmjen e djeshme.

Spahiu teksa komenton të gjitha Zonjat e Para që ka pasur vendi ynë ndër vite shkruan se’ Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë….’

Postimi i plotë:

“Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë….

Pas çdo burri të suksesshëm, gjithmonë ndodhet një grua e fortë.

Dje kur gjithë burrat shqiptar po ndiqnin kampionatin europian të futbollit, unë ndoqa një ndeshje tjetër nga më të fortat në Arenën politike shqiptare.

Linda Rama u përball dje mediatikisht, jo me të gjitha gratë shqiptare por me ato që kanë pretenduar të ishin Zonja të para të shtetit shqiptar.

Nuk ishte shfaqur prej shumë vitesh.

Nuk ishte protagoniste prej shumë kohësh.

Nuk kishte folur dhe nuk ishte shfaqur në media.

Prej 40 vitesh i ndjek me vëmendje profilin dhe performancen e çdo Zonje të Parë:

– kam parë Nexhmije Hoxhën në dyert e burgut kur punoja gjyqtar.

– Kam parë Rexhina Nanon kur i qëndronte besnike Fatos Nanos në burgun e Tepelenës pasi u burgos nga Berisha.

– Kam parë Xhoana Nanon kur u rikthye si partnerja e re me Nanon në politik.

– Kam parë Monika Kryemadhin si Zonjë e parë e shtetit por edhe si grua e fundit e pallatit sepse e kisha komshije tek shallavaret ku u lindëm dhe u rritëm si komshinj të dy.

– Kam parë dhe kam njohur çdo grua presidenti, përfshi dhe Liri Berishën e cila me gjithë profilin e saj modest, nuk kishte as forcën për të ndalur arrogancën apo dhunën e bashkshortit, por as kapacitetin pokitik të artikulimit minimal që të dilte mbi nivelin e një Zonje të Parë.

Ndryshe ka të gjitha gratë e tjera, Linda Ramën nuk e kam takuar kurrë në jetë dhe as nuk e kisha parë ndonjë herë në media.

Dje ishte një “ndeshje” e madhe që burrat shqiptar e kanë humbur…..

Dje Linda Rama u shfaq në ekran dhe brenda 60 minutash shkëlqeu me prezencën e saj.

Dje pashë armën më të fuqishme të Edi Ramës, që ndryshe nga çdo burrë shteti që ligjin ja bëjnë kalamajtë, gratë apo kunetërit, ai ka në krah një partnere dinjitoze dhe me shumë integritet.

Energjia pozitive e Linda Ramës ka ndryshuar, brutalitetin dhe arrogancën e Edi Ramës së viteve 2000.

Të gjithë mund të thonë që ajo ka përfituar se morri një burrë që, u bë kryeministër, por është e kundërta. Rama ka fituar, nga një Zonjë si Linda.

Ajo u shfaq dje në ekran dhe provoi se bën hije me fjalën, modestinë dhe inteligjencën e saj.

Për herë të parë pash një Zonjë të Parë që ndryshe nga Nexhmija, Xhoana, Liria apo Monika nuk i hedhin benzinë zjarrit dhe oxhakut të krye-bajrakut shqiptar.

Për herë të parë pash një grua që arrin të frenoj egon e sëmurë të burrit si krye-familjar i shtëpisë shqiptare.

Linda Rama dje demostroi, që ashtu siç ka ri-bashkuar familjen e Edi Ramës, ashtu dhe ka frenuar egon apo ka gjeneruar energjitë e një potenciali që ka nevojë çdo mashkull në karrierën politike.

Linda Rama, dje tregoi që: “Zonjë lind dhe nuk bëhesh nga karrigia e burrit”

Me zonjllëkun dhe fisnikërinë e lindur ajo madje plotëson edhe gjysmën e mangësive që ka Zotëria i saj, kryeministri i shqiptarve…..

Linda s’është Zonja e Parë, por e Para Zonjë….” – ka shkruar Spahiu.

Paraardhëse

“Ruaju nga ata që ju ke bërë mirë”, Bujar Nishani i dërgon mesazhin e koduar Lulzim Bashës

Pasardhëse

“Mashtrues ordiner, vetëm gënjen”, shpërthen Arben Imami dhe zbulon arsyen përse PD i humbi zgjedhjet e 25 prillit

Pasardhëse

“Mashtrues ordiner, vetëm gënjen”, shpërthen Arben Imami dhe zbulon arsyen përse PD i humbi zgjedhjet e 25 prillit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.