• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Krerët e UÇK-së të pandarë, në dhomën e gjykimit në Hagë do futen së bashku

20 June, 2021
në Rajon
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Sali Mustafën po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Këta u arrestuan pas urdhrit të Prokurorit të Specializuar me dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzit.

Aktakuza ndaj tyre u konfirmua me 26 tetor të vitit 2020 teksa u bë publike me 5 nëntor të po të njëjtit vit.

Por gjykim ndaj tyre ende nuk ka filluar. E një datë se kur mund të fillojë gjykimi ndaj të akuzuarve nuk dihet. Meqë sipas Dhomave të Specializuara procesi është në fazën paragjyqësore.

“Në çështjen Prokurori Specialist kundër Thacit dhe të tjerëve gjyqtari i procedurës paraprake ende nuk ka marrë vendim se kur lënda do të transferohet në trupin gjykues. Çështja është aktualisht në fazën paragjyqësore. Gjatë kësaj faze, Gjyqtari i Procedurës Paraprake mban seanca dëgjimore, sipas nevojës, për përgatitjen e procedurave dhe vendos për sfidat fillestare të ngritura nga i akuzuari (referuar si mocione paraprake). Prokurori Specialist duhet të ndajë me Mbrojtjen provat që mbështesin akuzën dhe deklaratat e të gjithë dëshmitarëve që Prokurori Special ka ndërmend të thërrasë në gjyq, si dhe dokumentet dhe provat që ai synon të paraqesë në gjyq. Po kështu, Mbrojtja duhet të ndajë me Prokurorin Specialist një listë të dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që ata synojnë të përdorin. Ky proces quhet zbulim. Në dëgjimet e fundit publike, Mbrojtja dhe Prokurori Specialist kanë diskutuar kur ky proces mund të përfundojë. I takon gjyqtarit të procedurës paraprake që të vendosë, bazuar në argumentet e palëve, kur do të paraqiten Dosjet e Procedurës Paraprake”.

“Kur përgatitjet të përfundojnë, gjyqtari i procedurës paraprake do të transferojë dosjen e çështjes në një trup gjykues prej tre gjyqtarësh dhe një gjyqtari rezervë, të caktuar nga Presidenti. Vetëm atëherë Faza Para-Gjyqësore do të përfundojë dhe Faza Gjyqi do të fillojë. Data për transmetimin e shkresave të çështjes në Trupin Gjykues dhe data për fillimin e gjykimit nuk janë caktuar. Gjyqi do të jetë një gjyq i përbashkët”, – kanë thënë Dhomat e Specializuara për Express.

Ndërsa në Institutin e Kosovës për Drejtësi po thonë që gjyqtarët prokurorët dhe mbrojta e të akuzuarve duhet të bëjnë të pamundurën që këto gjykime të fillojnë sa më shpejt.

Mirëpo edhe pse nuk dihet data se kur të akuzuarit do të dalin para gjykatësit Dhomat e Specializuara bëjnë me dije që do të jetë një gjyq i përbashkët për Thaçin e të tjerët.

Së fundi Dhomat e Specializuara e Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar që procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës do të fillojë me 15 shtator.

Ndërkohë nga data 15 korrik shtatë të akuzuarve në Hagë i lejohen vizitat nga familjarët e tyre.

Paraardhëse

“Diçka ka ndodhur”, Alfred Cako ç’kodon largimin e Ruçit nga politika

Pasardhëse

Antonela i hedh ‘grepat’ futbollistit të kombëtares shqiptare: A shkojmë ne?

Pasardhëse

Antonela i hedh 'grepat' futbollistit të kombëtares shqiptare: A shkojmë ne?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.