• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kremtohet 95 vjetori i krijimit të Armës së Artilerisë dhe i Armës së Xhenios

20 January, 2016
në Aktualitet
0
Kremtohet 95 vjetori
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kremtohet 95 vjetori i krijimit të Armës së Artilerisë dhe i Armës së Xhenios

Në dy ceremoni të veçanta janë kremtuar sot 95 vjetori i krijimit të Armës së Artilerisë, e cila është krijuar më 18 janar të vitit 1921, si dhe 95 vjetori i Armës së Xhenios, që mban si datë krijimi 20 janarin e vitit 1921.

Në ambientet e Batalionit të Mbështetjes me Luftim me rastin e këtyre ditëve të veçanta jo vetëm për artiljerët dhe xhenierët, por dhe për gjithë ushtarakët, u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, komandanti i Forcës Toksore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, zv.komandanti i FT, gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, komandantët e Forcave, përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcës Toksore.

xhenio 1Në këtë ceremoni ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe shumë ish-artiljerët dhe ish-xhenierë që kanë sherbyer ndër vitë në këto armë.

Ceremoninë e hapi komandanti i FT, gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili pasi përshëndeti të pranishmit,veçanërisht veteranët e kësaj arme, bëri edhe një rezyme për ecurinë e FA në përgjithësi, si dhe të aseteve te artilerisë dhe xhenios në veçanti.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, duke përshëndetur të pranishmit garantoi si brezin e veteranëve, ashtu dhe brezin e ri të artiljerëve dhe xhenierëve, se qeveria shqiptare ka bërë dhe do të bëjë akoma më shumë për modernizimin e ushtrisë, si dhe të artilerisë në veçanti, si një element i rëndësishëm në armatimin e Forcave të Armatosura. Përshëndeti gjithashtu edhe kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Thoma Konduri, i cili vite më parë ka kryer detyrën e komandantit të brigadës së artilerisë tokësore.

artileret (1)Të pranishmit ndoqën edhe një demonstrim nga artiljerët dhe xhenierët e Batalionit të Mbështetjes me Luftim, me armatimin dhe teknikën që ata kanë në përdorim. Gjithashtu, po sot në Batalionin e Xhenios u zhvillua një ceremoni me rastin e 95 vjetorit të krijimit të armës së Xhenios, ku ishte i pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Loka, komandantët e Forcave, ish-xhenierë që kanë shërbyer ndër vite në këtë armë etj.

Komandanti i Batalionit të Xhenios, kolonel Gaspër Lala, duke i uruar gëzuar 95-vjetorin e krijimit të kësaj arme veçoi momente historike ku njësitë dhe repartet xheniere kanë punuar për ndërtim e riparim të rrugëve, ndërtimin e kanaleve bonifikuese, argjinaturave, hidrovoreve, ujësjellsve, eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore në mbarë vendin etj.

Me kete rast u promovua libri “Historia e Armës së Xhenios në Shqipëri” me bashkautorë tre ish-oficerë xhenierë, Miti Galloshi, Ramiz Feçori dhe Zabit Çuko

Paraardhëse

Aleksi i Lezhës dhe Aleksi i Athinës

Pasardhëse

Manjola Camuset-Trebicka, koncert recital në Tiranë

Pasardhëse
Manjola Camuset-Trebicka

Manjola Camuset-Trebicka, koncert recital në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.