• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Krasniqi i përlotur në Hagë: S’jam katolik e mysliman por shqiptar, po më bëhet padrejtësi (VIDEO)

9 November, 2020
në Kosovë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I përlotur para trupës gjykuese në Hagë ish kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi foli mbi aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për krime lufte. Krasniqi nuk fshehu dot emocionet, ndërsa arrestimin e tij e cilësoi si padrejtësi.

Mes të tjerash ai tha se janë përpjekur t’i ndajnë në katolikë dhe myslimanë, por siç thotë ai kjo është fyese për të dhe popullin e tij.

Krerëve të UÇK’së, të akuzuar, Specialja thotë se kanë vepruar si ndërmarrje kriminale. Por lidhur me këtë akuzë, Krasniqi thotë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin vetëm ndërmarrje çlirimtare. Sipas tij çdo gjë është thurur në Beograd.

Ish-kryeparlamentari përmendi po ashtu se kurrë në jetën e tij nuk ka trajtuar ke njerëz, siç e trajtuan atë nga godina e burgut sot për në sallën e gjyqit.

“Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqej që ti them shkurt. Së pari, dua të hem këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020. Në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se kurrë ne jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as keq siç më tauajtut mua nga ndërtesa e burgut në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time s’kam trajtuar në këtë mënyrë. S’ka qenë qëllimi im.

Prandaj e ndjej veten më shumë se mirë. Dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun njerëzve që kanë shpirt krimineli. Unë jam intelektual dhe njeri qe e kam luftuar politikisht Serbinë. Në aktakuzë përpiqeni ti ndani shqiptarë në katolik dhe myslimanë. Unë jam shqiptar, kjo për mua është fyese, edhe për vendi tim. Cilësimi i prokurorit të Dhomave të Specializuara se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua dhe shokët e mi është e ulët.

Jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare. Ndërsa ndërmarrje e përbashkët kriminale janë jo vetëm në Serbi ishte dhe është këmbë e krye koka e saj në Beograd.Besoj dhe besoj shumë që këtë e dinë secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 320 vjeçar dhe jeton në vendet e demokracive perëndimore aty ku janë rritur dhe edukuar me vlerat e kësaj bote. Unë sot s’dua të zgjatem më shumë por dua tu them që kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë 81-82 dhe ata më kanë pasur dënuar pse kam lexuar libra dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim.

Por besoni se më shumë të drejtë kanë pasur ata atje sesa sot që gjendem këtu. Për mua është bërë një padrejtësi e madhe. Populli ynë thotë njeriu është më i fortë se guri. Unë dhe popullim im kemi mbajtur shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them edhe më shumë. S’do ta ndija veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb këto ditë tha që pasi është ngritur aktakuza unë mendoj se adresa e qartë e kësaj maskarade është në Beograd”, – tha Krasniqi.

VIDEO:

Paraardhëse

Republikanët i drejtohen Trumpit: Mos i prano rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Pasardhëse

Serbët ‘e dredhin’ shumë shpejt, sapo humb zgjedhjet Donald Trump marrin vendimin e menjëhershëm, ja çfarë po ndodh

Pasardhëse

Serbët ‘e dredhin’ shumë shpejt, sapo humb zgjedhjet Donald Trump marrin vendimin e menjëhershëm, ja çfarë po ndodh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.