• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Krahasimi: Shqipëria paguan me çmimet marramendëse energjinë në ankand

12 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria ka blerë me çmime rekord 44 mijë e 400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Blerja është kryer në dy ankande, ku në të parin u pagua me çmim mesatar 258.47 Euro/ Mwh dhe në të dytin me çmim mesatar 255.79 euro/ Mwh.

Për të kuptuar diferencën, mjafton të kujtojmë se çmimi në fillim të këtij viti ka qenë mes vlerës 50-60 euro, pra shumë më i lirë, .

Gjithsej këtë të hënë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pagoi 11.4 milion euro, për një sasi energjie jashtëzakonisht të kushtueshme, të diktuar nga tregjet ndërkombëtare. Nga janari deri javën e parë të tetorit, Shqipëria ka importuar rreth 99 milionë euro. Por shpenzime më të mëdha për blerjen e energjisë pritet të vijnë.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen emergjente të energjisë, ku vuri në dispozicion një fond prej 200 mln euro për blerjen e energjisë.

Sipas Ramës, shpenzimet marramendëse për energjinë janë pasojë e krizës globale të energjisë, por oponentët e tij këmbëngulin se kjo është një krizë e keqmenaxhimit të burimeve në vendin tonë.

Në fakt, vendi ynë eksportoi 4 herë më shumë energji ne 6 muajt e parë të vitit në krahasim me vitin e kaluar. Kështu, nëse në gjysmën e parë të vitit 2020, kishim shitur 570 GWH, në gjysmën e parë të vitit 2021 u shitën 2071 GWH.

Pikërisht kjo konsiderohet edhe arsyeja që vendi ynë gjendet i pambrojtur sot përballë kësaj situate të krijuar në tregjet botërore, kur çmimi i energjisë ka kërcyer në mënyrë të jashtëzakonshme dhe sërish OSHEE është e detyruar të blejë energji me çmime stratosferike deri në 258 euro Mwh ose 5 herë më shtrenjtë se viti i kaluar.

Blerja e energjisë në tregun e lirë ka shkatërruar financat e OSHEE. Ndaj qeverisë i duhet të marrë borxh për të zbutur pasojat. Reforma në energji ka qenë një ndër kuajt e betejës së katërvjeçarit të parë qeverisjes së socialistëve, por nga raportimet e këtij viti, rezulton se humbjet në rrjet mbeten të njëjtat, në nivelin e 21%.

Paraardhëse

Plas keq në kryesine e PD, debat Basha-Bylykbashi: “Në pazar me Ramën”

Pasardhëse

Shuplaka e mediave italiane: Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

Pasardhëse

Shuplaka e mediave italiane: Rama na tregon vetëm Shqipërinë që do ai

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.