• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

KQZ i heq “çelësat dhe gërshërët” nga duart Ramës, këto janë aktivitetet që do ti ndalohen kryeministrit pas 25 prillit

17 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prerja e shiritëve, prezantimi i projekteve, dhurimi i çelësave të shtëpive dhe shpërndarja e lejeve të legalizimeve nuk duhet të ndodhin më pas 25 dhjetorit.

Është ky është vendimi i marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe do të hyjë në fuqi më 25 dhjetor, ku sipas KQZ këto aktivitete konsiderohen si një abuzim i partisë në pushtet me burimet shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Nga ky vendim preken edhe zv.kryeministri, ministrat, zv.ministrat, kryetartë  ebashkive dhe nënkryetarët e tyre, drejtorët e përgjithshëm të agjencive dhe drejtorët e sh,a, thuhet në dokumentin e publikuar nga Abc Neës.

Kufizimi i qeverisë 4 muaj përpara zgjedhjeve u vendos në Kodin Zgjedhor gjatë negociatave në Këshillin Politik. Në zbatim të tij, KQZ ka shkruar këto specifikime, ku tregon zyrtarët e lartë të cilëve ju lejohen disa aktivitete.

Lista përfshin: kryeministrin, Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.

Këta zyrtarë ndalohet të organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsim.

Gjithashtu ndalohet të reklamohen objekte të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore, sic mund të jenë shtëpitë apo shkollat e ringritura pas tërmetit.

Ndalohet po ashtu shpërndarja në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve, një sport i preferuar i të gjithë politikanëve.

Qeverisë i ndalohet të marrë vendime për rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, të dhëna që mund të joshin elektoratin.

Qeveria do të vazhdojë të funksionojë, por për co aktivitet, cdo institucion duhet të njoftojë KQZ-në 5 ditë përpara. Nëse Celibashi do ti vlerësojë si të ndaluara, ato duhet të anulohen dhe nuk lejohet transmetimi i tyre në media.

Në dokumentin e hartuar nga zyra e Ilirjan Celibashit ka penalitete për zyrtarët, partitë dhe kandidatët që nuk i zbatojnë këto rregulla, gjoba të cilat shkojnë nga 10 000- 500 000 lekë të reja.

Por që ky dokument të zbatohet, duhet që të miratohet në Komisionin Rregullator në KQZ, aty ku partia në pushtet ka shumicën e anëtarëve. ABC ka mësuar paraprakisht, se Partia Socialiste kundërshton pjesën më të madhe të këtyre kufizimeve dhe do të kërkojë në KQZ tërheqjen e tyre.

ZYRTARËT QË JU NDALOHEN AKTIVITETET:

Kryeministri

Zëvendëskryeministri

Ministrat

Zëvendësministrat

Kryetarët e bashkive

Zv.kryebashkiakët

Drejtorët e përgjithshëm të agjencive

Drejtorët e sh.a (OSHEE, Ujësjellësat, Posta, etj)

AKTIVITETET QË NDALOHEN:

Promovimin e projekteve dhe/ose të investimeve në transporte, energji, mjedis, shëndetësi, kulturës dhe arsim; promovimin e objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore; shpërndarjen në veprimtari publike të lejeve të legalizimeve; rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve

GJOBAT PËR SHKELËSIT:

Kush nuk raporton aktivitetet në KQZ       10 000- 50 000 lekë

Titullarët që pengojnë raportimin              10 000- 50 000 lekë

Partitë/kandidatët që përsërisin shkeljen    100 000 – 500 000 lekë

Paraardhëse

Mbas fotos me Arjonin, këta konkurentë të ‘Përputhen’ nuk pranuan më të dilnin më me Anën

Pasardhëse

Lefter Maliqi i jep paralajmërimin e fortë Bashës: Nëse nuk prezanton kandidatët në dhjetor rrezikon zgjedhjet

Pasardhëse

Lefter Maliqi i jep paralajmërimin e fortë Bashës: Nëse nuk prezanton kandidatët në dhjetor rrezikon zgjedhjet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.