• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kosovë, qeveria thotë se i ka marrë masat për krizën energjetike, por pasojat janë ‘të pashmangshme’

27 December, 2021
në Kosovë, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat për krizën energjetike, por sipas tij kur kriza është globale dhe Kosova për 20 vjet nuk ka arritur të përmirësojë kapacitet e saja prodhuese, pasojat janë të pashmangshme.

Kryeziu thotë se janë duke punuar vazhdimisht që pasojat të jetë minimale.Me qëllim amortizimin e krizës, Kryeziu thotë se Qeveria i ka ndarë KEK-ut 20 milionë euro për të subvencionuar konsumin e energjisë elektrike me qëllim të evitohet rritja e çmimit dhe sigurohet furnizimi stabël.. Krahas kësaj, ai thotë se ia kanë kthyer dividentin prej 20 milionë eurosh edhe KOSTT-it.

“Qeveria deri më tani përveç themelimit të një task force dy muaj më parë që ka bërë përgatitjet e nevojshme që të ketë vendimet e duhura për ballafaqimin me këtë situatë, javët e fundit ka miratuar vendimin në qeveri për subvencionin në konsumin e energjisë elektrike, me qëllim që të evitohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe në anën tjetër të sigurohet një furnizim stabël…Masat janë ndërmarrë me qëllim amortizimin e krizës, por kur kriza është globale dhe Kosova për 20 vjet nuk ka arritur të përmirësojë kapacitetet e saj medoemos, pavarësisht përpjekjeve tona që ajo të jetë sa më e vogël dhe minimale – pasojat janë gati se të pashmangshme”, thotë Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se Kosova ka kapacitete të limituara të energjisë dhe pjesa tjetër e konsumit duhet të importohet. Për shkak të krizës globale energjetike, ai thotë se problemi thelbësor është shtrenjtimi dhe mungesa e energjisë që mund të blihet.

“Kjo krizë energjetike nuk po ndodh vetëm në Kosovë, por është krizë globale energjetike, rast ku Kosova nuk mund të jetë përjashtim. Po ashtu duhet të kihet parasysh se për fatin tonë të keq, Kosova ka kapacitete të limituara të energjisë elektrike, atë e bën me një teknologji të vjetruar që ka në përdorim.

Gjithmonë gjatë periudhës së dimrit këto kapacitete nuk kanë arritur t’i përgjigjen kërkesës, apo nevojës së qytetarëve për energji elektrike. Zakonisht potenciali i prodhimit të energjisë elektrike me kapacitete tona nuk e kalon 900 megavat… Pra pjesa tjetër duhet me doemos të importohet siç ka ndodhur rëndom me vitet paraprake.

Dallimi është se kësaj radhe kjo po ndodh në një kohë kur ka krizë energjetike në gjithë botën, rrjedhimisht çmimi është më i shtrenjtë i importimit, por të njëjtën kohë problemi kryesor është mungesa e energjisë elektrike e cila mund të blihet nga Qeveria e Kosovës. Ky është problemi thelbësor për shkak të krizës globale energjetike”, thotë ai.

Për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike, sot do të protestohet para objektit të KEDS-it dhe Qeverisë së Kosovës.

Paraardhëse

‘Çmendet’ moti në Vlorë, nuk do ta besoni sa metra kanë arritur dallgët, pezullohet lundrimi

Pasardhëse

Drejt rënies qeveria e Kurtit? Vjen lëvizja që nuk pritej minutat e fundit, një parti tërhiqet nga koalicioni

Pasardhëse

Drejt rënies qeveria e Kurtit? Vjen lëvizja që nuk pritej minutat e fundit, një parti tërhiqet nga koalicioni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.