• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kosovarët janë të parët, Maj-korrik, 1.5 milionë pushues erdhën nga Kosova! Të dytët, italianët

27 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
111
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sezoni turistik këtë vit është karakterizuar nga një bum turistik dukshëm më i madh se një vit më parë. Mirëpo, pavarësisht fluksit të madh qoftë në hyrje ashtu edhe në dalje në pikat e kalimit kufitar tokësore dhe detare, nuk janë krijuar radhë, pasi policia kufitare ka shtuar sportelet dhe stafin. Edhe këtë vit më të shumtë në numër janë turistët nga Kosova.

Referuar shifrave nga maji deri në korrik në Shqipëri kanë hyrë 1.5 milion kosovarë. Pas tyre vijnë italianët pasuar nga turistët e Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak në numër se një vit më parë.

“Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës“– tha drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.

Përveç masave në kufi policia e shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera është kujdesur që të mos ketë as incidente me turistët.

“Jemi angazhuar qoftë në bregdet ashtu edhe në turizmin malor që të përmbushin rregullat për një sezon turistik të sigurt. Në det patrullojmë me 35 jet ski dhe mjete lundruese për të ndëshkuar këdo që nuk respekton detyrimet për lundrimin në det ose në liqen“<em>- tha Boshnjaku.

Policia ka qenë afër pushuesve edhe kur ata kanë kërkuar ndihmë. Ka pasur 85 raste të dhënies së ndihmës në det ku situate ka qenë vërtet kritike. Probleme ka pasur në Karaburun dhe në zonat malore. Kemi pasur raste të personave që janë futur në det pa ditur not apo me mjete lundruese të cilat janë prishur.

Pavarësisht fluksit policia kufitare ka ndëshkuar edhe krimet ndërkufitare ku ka arrestuar disa persona për mosdeklarim të të ardhurave në kufi dhe tentative për trafik të lëndëve narkotike.

Paraardhëse

“Korrupsioni është një problem i madh për Ballkanin Perëndimor”, Escobar paralajmëron “non grata” të tjera në rajon

Pasardhëse

Parashikimi i motit 27 Gusht 2023, njihuni me temperaturat për sot

Pasardhëse

Parashikimi i motit 27 Gusht 2023, njihuni me temperaturat për sot

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.