• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kosovarët, 2.2 miliardë euro kredi

26 December, 2016
në Kosovë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deri në fund të muajit qershor të këtij viti shuma totale e kredive që qytetarët i kanë nëpër banka komerciale në Kosovës ka arritur në 2 miliardë e 170 milionë euro.

Duke u bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se kreditë mbeten kategoria dominuese e aseteve të sektorit bankar, me pjesëmarrje prej 63,3 për qind.

“Në qershor 2016 vlera e gjithsej kredive arriti në 2.17 miliardë euro, që paraqet

rritje vjetore prej 8.4 për qind. Përshpejtimi i rritjes së aktivitetit kredidhënës, sipas anketës së kreditimit bankar, mund të jetë nxitur si nga ana e ofertës, gjegjësisht përmirësimi i kushteve të kreditimit ndaj ekonomive familjare, ashtu edhe nga ana e kërkesës për kredi nga ndërmarrjet dhe ekonomitë familjare”, thuhet në raportin e fundit të stabilitetit financiar të BQK-së. Aty më tutje thuhet se pjesa më e madhe e kredive të sektorit bankar vazhdon të përbëhet nga kreditë për ndërmarrje, të cilat përfaqësojnë

64,8 për qind të gjithsej kredive, ndërsa kreditë për ekonomitë familjare përfaqësojnë 35,0 për qind të gjithsej kredive. Po ashtu edhe në vendet e rajonit kreditë ndaj ndërmarrjeve dominojnë strukturën e gjithsej kredive. “Për të dytin vit me radhë zgjerimi i kreditimit ndaj ekonomive familjare ka dhënë kontributin kryesor në rritjen e gjithsej kreditimit në vend. Kreditë për ekonomitë familjare shënuan rritje vjetore prej 15,2 për qind, që i atribuohet rritjes së lartë të kredive të reja konsumuese. Ndërsa, kreditë e reja hipotekare që përfaqësojnë 14,8 për qind të gjithsej kredive të reja ndaj ekonomive familjare, shënuan ngadalësim të theksuar të rritjes në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me periudhën paraprake. Ky trend ndërlidhet me raportimet e bankave në anketën e kreditimit bankar se ka pasur kërkesë më të lartë për kredi konsumuese krahasuar me kreditë hipotekare”, thuhet në raportin e BQK-së.

Më tej aty thuhet se kreditë ndaj ndërmarrjeve në qershor 2016 shënuan rritje vjetore prej 5,2 për qind, ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pavarësisht rënies vjetore të kredive të reja për ndërmarrje prej 17,4 për qind. “Rënia e kredive të reja përkon me rezultatet e anketës së kreditimit bankar sipas së cilës aktiviteti kreditues ndaj ndërmarrjeve është karakterizuar me shtrëngim të kushteve të kreditimit nga ana e bankave përmes aplikimit të normave më të larta të interesit, rritjes së kërkesave për kolateral dhe zvogëlimit të afatit të maturimit në kreditë e ofruara”, thuhet në raportin e BQK-së.

Paraardhëse

Angela Merkel, humbësja e vitit

Pasardhëse

Thaçi, më i dobët se Jahjaga

Pasardhëse

Thaçi, më i dobët se Jahjaga

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.