• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kosova po e ndjen dorën e rëndë të Rusisë, përmes Serbisë”

14 April, 2017
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” publikoi një opinion të ministrit Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili flet për zhvillimet e fundit në Kosovë në raport me Serbinë.

Hoxhaj thotë se Rusia po e përdor Serbinë si vegël për ta rritur fuqinë e saj në rajon.

“Është e rëndësishme pra, që të gjithë ta shohin Serbinë siç është në realitet, e jo siç pretendon të jetë. Është me rëndësi ta shohim përdorimin që po i bën Rusia Serbisë në skemën e saj të madhe për të rifituar fuqi. Provokimet e këtyre dy shteteve ndaj rajonit nuk mund të minimizohen e as të injorohen. Këto veprime përbëjnë rrezikun më serioz, jo vetëm ndaj rajonit, por edhe ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, shkruan Hoxhaj.

Në këtë artikull, Hoxhaj flet edhe për qasjen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera në Ballkan, idenë për tregun e përbashkët dhe tema të tjera aktuale.

“Serbia kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën gjenocidale të saj. Serbia vazhdon të mbetet pa vullnet për t’u ballafaquar me krimet e luftës së epokës së regjimit të Millosheviçit, regjim të cilin ishin të përfshirë shumë prej udhëheqëseve aktualë nacionalistë të Serbisë. Mohimi i përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë vetëm sa e vërteton kulturën e mos-ndëshkimit, çka inkurajon Serbinë të rrisë fuqinë ushtarake, të sfidojnë rrugën e integrimit evropian dhe të përmbushë rolin e vet si vegël e Rusisë në rajon”, shkruan Hoxhaj.

“Është e qartë se Rusia nuk është duke e përdorur Serbinë vetëm për të rifituar terren në Ballkan, por po ashtu edhe për të kërkuar hakmarrje ndaj NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit, me skemën për të rikthyer dominimin rajonal që e humbi kur ra perandoria sovjetike”.

Hoxhaj shkruan se në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit, serbët jo vetëm që kanë përkrahur një qeveri nacionaliste, e cila vazhdon ta mohojë pavarësinë e Kosovës, por edhekanë mundësuar një fitore për Rusinë, e cila pak ditë para zgjedhjeve kishte autorizuar transportimin e aeroplanëve luftarakë dhe tankeve për Serbinë, natyrisht për ta ndihmuar atë që të rimarrë pushtetin në Ballkan.

“Në vazhdim të kësaj, mund të pritet prej Serbisë që të krijojë, natyrisht me urdhër të Rusisë, një sferë të ndikimit duke shfrytëzuar dhe nxitur minoritetet serbe në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, edhe deri diku edhe në Kroaci dhe Maqedoni,” shkruan Hoxhaj.

“Strategjia e Serbisë kundër Kosovës është që ta përdorë minoritetin serbë për t’i kundërshtuar institucionet kosovare dhe për të nxitur tensione”.

Paraardhëse

John McCain mbërrin në Tiranë, Ja axhenda

Pasardhëse

Qofte dhe çifte: Mbreti Faruk, shqiptari i pangopshëm i Egjiptit

Pasardhëse

Qofte dhe çifte: Mbreti Faruk, shqiptari i pangopshëm i Egjiptit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.