• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kosova përzë Boiken Abazin në Shqipëri (DOKUMENT)

16 March, 2016
në Kosovë
0
përzë Boiken Abazin
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deportohet nga Kosova Boiken Abazi

Vetëvendosje përmes një kumtese njofton se Boiken Abazi, pasi është arrestuar prej policëve civilë, është dërguar në stacion, ku i është dhënë një vendim për ekstradim me forcë, të cilin Boiken Abazi ka refuzuar ta nënshkruajë, për shkak se argumentet e paraqitura në atë vendim,siç thotë Vetëvendosje, janë të pavërteta, transmeton Koha.net.

Në vendimin policor shkruhet se Boiken Abazi ka dalë prej Kosovës në datën 3.2.2016 dhe nuk ka të dhëna për hyrje të ligjshme në Kosovë. Ky është një mashtrim i drejtpërdrejtë, thotë Vetëvendosje. Boiken Abazi ka hyrë legalisht në Kosovë, në të njëjtën ditë, duke qenë në shoqërimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, dhe Ramadan Deliut, dhe duke kaluar kontrollin normal kufitar në pikën doganore të Morinës.

Vetëvendosje thotë se Boiken Abazi nuk është përballur me asnjë trupë gjykuese, nuk i është dhënë mundësia të ankohet, apo të apelojë vendimin që është marrë ndaj tij, dhe nuk është lejuar të takohet me avokat – duke ia pezulluar kështu arbitrarisht edhe të drejtat e liritë themelore të përshkruara në konventat ndërkombëtare ku bën pjesë edhe Kosova.

Menjëherë, Boiken Abazi është dërguar me shoqërim të policisë në zonën neutrale mes Kosovës e Shqipërisë. Atë nuk e kanë lejuar të marrë as veshjet e as dokumentet e gjësendet personale. Pra, Boiken Abazi është trajtuar si person i rrezikshëm, edhe pse askund në vendim nuk shkruhet se ai është person i rrezikshëm e se duhet trajtuar si i tillë.

Gjatë udhëtimit, policët i kanë thënë se po detyrohen që t’i bëjnë këto veprime vetëm për shkak të urdhrave edhe pse nuk po pajtohen me to.
Deportimi i Boiken Abazit, i cili është anëtar i Kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në Vetëvendosje,sipas kësaj partie, po bëhet sepse është anëtar i Vetëvendosjes dhe sepse është shtetas i Shqipërisë.

Prej Kosovës nuk deportohen shtetasit e Serbisë që ushtrojnë aktivitete në strukturat ilegale paralele në Kosovë, apo anëtarët e mafisë ballkanike që bashkëveprojnë me pushtetarët e Kosovës.
Por, po deportohet një qytetar i Shqipërisë, vetëm për angazhimet dhe aktivitetet e tij politike e kombëtare, thotë kumtesa nga VV .
Shteti i fundit që ekstradon qytetar të Shqipërisë për shkak të angazhimit të tyre politik, ka qenë Greqia. Tash, këtë gjë e bën dhe Kosova.

“Qeveria antishqiptare e proserbe e Kosovës, po kthen në kujtesën tonë vitet më të errëta të përndjekjes politike dhe të terrorit ndaj shqiptarëve. Kosova e Zajednicës dirigjohet nga Beogradi i Vuçiqit, prandaj ajo nuk mund të jetë as demokraci e as shtet i shqiptarëve, edhe pse shqiptarët luftuan dhe dhanë jetën për të pasur pavarësi në tokën e tyre” thotë Vetëvendosje dhe përfundon:

“Neomillosheviqët e qeverisë së Isa Mustafës nuk do t’i lejojmë t’i përzënë arbitrarisht shqiptarët prej Kosovës, për shkak të angazhimit të tyre politik. Mbështetësit e fashizmit në Kosovë janë duke gjetur tek qytetarët e Shqipërisë “hebreun” e tyre, dhe janë duke i përdorur mjetet e tyre propagandistike, mediet e portalet, për të bërë thirrje për linçime. Por Kosova është atdhe i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, e shumë shpejt do të bëhet edhe republikë demokratike, prej së cilës asnjë qytetar, i asnjë vendi të botës, nuk do të mund të deportohet arbitrarisht.

Paraardhëse

Basha në Uashington: E papranueshme prania e krimit në politikë

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e enjte, 17 mars 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e enjte, 17 mars 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.