• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kosova ndaloi qarkullimin e makinave me targa ilegale serbe, reagon BE: Të zbatohet pa kushte marrëveshja e nëntorit

19 January, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vendimit të fundit të Kosovës, për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve me targa ilegale serbe, të cilat janë regjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar e tutje ka reaguar Bashkimi Evropian.

BE i ka bërë thirrje palëve që të respektojnë pa kushte marrëveshjet e arritura në nëntor.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira që të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjet përkatëse të arritura më 23 nëntor, me të cilat Kosova dhe Serbia ranë dakord për masa specifike në lidhje me targat për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin e BE-së për normalizimin të marrëdhënieve të tyre”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për mediat e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kjo marrëveshje nënkupton që Kosova të përmbahej nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve KM dhe të ruajë në mënyrë efektive status quo-në derisa çështja të zgjidhet në dialog në mënyrë të qëndrueshme dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM.

I pyetur se cili është qëndrimi i BE-së në këtë situatë dhe çfarë rekomandon Unioni për zgjidhjen e situatës, Stano theksoi se çdo pyetje për interpretimin e asaj që u ra dakord më 23 nëntor duhet të diskutohet në kuadër të dialogut dhe jo me veprime të pakoordinuara në terren, të cilat mund të destabilizojnë situatën e brishtë.

Ai shtoi se fokusi tani duhet të jetë në diskutimet e vazhdueshme për propozimin për normalizimin e marrëdhënieve.

“Suksesi i këtyre diskutimeve është thelbësor për rrugën e integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë dhe paqen dhe stabilitetin në rajon – dhe të dyja palët duhet t’i trajtojnë ato si prioritet”, tha ai.

Paraardhëse

“Inteligjente si Beatrix, besnik si Donaldi”, Luizi e nis ditën duke ironizuar banorët e vjetshëm të BB VIP

Pasardhëse

A fshihet qeveria pas zhdukjes së Ervis Martinajt? Ish-deputeti i njohur plas deklaratën e fortë: Do habiteshit? Ja ku është i përfshirë Olsi Rama

Pasardhëse

A fshihet qeveria pas zhdukjes së Ervis Martinajt? Ish-deputeti i njohur plas deklaratën e fortë: Do habiteshit? Ja ku është i përfshirë Olsi Rama

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.