• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kosova mbulohet nga dëbora, pritet edhe acar

17 January, 2016
në Kosovë
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kosova sot është edhe më shumë e mbuluar nga dëbora që e përfshiu dje dhe reshi edhe natën, ndërsa pritet një javë edhe me acar.

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmërur se, në Kosovë “nga dita e hënë e deri të premten temperaturat minimale do të zbresin -16 deri -19 gradë Celsius, do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja herë herë me vrull me shpejtësi mbi 18 metra në sekondë”.

Kryeqyteti Prishtina pas ditëve të “dimrit pranveror” përballet me ashpërsinë e motit të stinës, ndërkohë që komuna ka bërë të ditur se ka angazhuar të gjitha kapacitetet për pastrimin e rrugëve nga dëbora. Përveç 5 kompanive private të kontraktuara për pastrimin e rrugëve, është angazhuar edhe ndërmarrja publike komunale “Hortikultura”, e cila po bën pastrimin e trotuareve dhe hedhjen e kripës në rrugët kryesore të kryeqytetit. Janë 23 makina për heqjen e dëborës të angazhuara tërë kohën. Komuna e Prishtinës ka apeluar që ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar dhe të kenë pajisjet dimërore.

Në tërë Kosovën, trafiku po zhvillohet në kushte dimri, por nuk ka njoftime për rrugë të mbyllura.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, në kufirin Kosovë-Shqipëri, në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, sot, në këto momente fundjave, kalohet për 2-5 minuta, ndërsa në dy vendkalimet tjera, Qafë të Prushit dhe Qafë të Morinës për 1-3 minuta.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se referuar kushteve atmosferike me reshje dëbore dhe me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik e parandalimit të aksidenteve, ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

Prishtine-debore-17janar2016-foto-ATSH-Behlul-Jashari-1Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike me dëborë e ngrica.

Në Kosovë kanë nisur që në vjeshtë reshjet e dëborës, e  cila mungonte në atmosferën e festimeve të Vitit të Ri dhe në fillimet e dimrit me kalendar.

Në mëngjesin e 27 nëntorit 2015, më pak se një muaj para ardhjes me kalendar, kryeqyteti Prishtina zbardhi me dëborën e parë të këtij dimri, të reshur edhe në anë tjera të Kosovës. Në 3 janar 2016 Kosova është mbuluar bardh nga dëbora e parë e vitit 2016 – reshjet që nisën në orët e herëshme para mëngjesit.

Në Prishtinë dëbora e parë e dimrit të kaluar ka reshur dy muaj para ardhjes me kalendar, që në vjeshtë – natën mes 22 e 23 tetorit 2014. E dëbora e fundit nisi të reshte në ditën e parë të muajit prill, në mbrëmje, pas  asajtë pragfestës së Ditës së Verës – 14 marsit 2015.

Paraardhëse

Personalitetet shqiptare që kanë vdekur apo janë vrarë në Janar

Pasardhëse

Verifikimi i pasurive, prokurorët dhe gjyqtarët të gjithë në sitë

Pasardhëse

Verifikimi i pasurive, prokurorët dhe gjyqtarët të gjithë në sitë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.