• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

“Kosova është zemra e Serbisë”, deklarata e bujshme e tenistit, reagojnë organizatorët e “French Open”: S’mund ta ndëshkojmë

30 May, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
96
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Organizatorët e “French Open” kanë reaguar pas deklaratës së tenistit Novak Gjokovic i cili tha se “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në reagimin e tyre organizatorët thonë se nuk ka rregulla të cilat ndalojnë lojtarët që të shprehin mendimet e tyre, prandaj dhe Gjokovic nuk do të përballet me masa ndëshkuese.

Në një deklaratë të cituar nga The Mirror, zyrtarët në Roland-Garros thanë se “nuk ka rregulla zyrtare të Grand Slam-it për atë që lojtarët mund ose nuk mund të thonë”. Organizatorët shtuan se “Federata Franceze e Tenisit (FFT) nuk do të bëjë asnjë deklaratë ose nuk do të mbajë asnjë qëndrim për këtë çështje”.

Vetë Gjokoviç pranoi se mesazhi i tij kishte ngjallur kritika, por këmbënguli se ai “do ta bënte përsëri”, pavarësisht edhe nëse ndaj tij do të merreshin masa ndëshkuese. 22 herë fituesi i Grand Slam theksoi se është kundër luftës dhe konfliktit të çdo lloji.

“Si serb, më dhemb ajo që po ndodh në Kosovë”, u tha Gjokoviç gazetarëve. “Njerëzit tanë janë dëbuar nga komunat. Unë e ndjej përgjegjësinë si personazh publik për të treguar përkrahje dhe veçanërisht e ndjej si bir i një njeriu që ka lindur në Kosovë. Kjo është më e pakta që mund të bëj”, tha ai.

“Kosova është zemra jonë, kështjella, qendra e ngjarjeve më të rëndësishme, atje u zhvillua beteja më e madhe, shumica e manastireve. Ka shumë arsye pse e shkrova këtë”, shtoi tenisti.

Paraardhëse

Nuk ndalen tensionet në Veri, persona të maskuar sulmojnë gazetarët në Leposaviq

Pasardhëse

Tensionet në veri të Kosovës, serbët sulmojnë televizionet shqiptare

Pasardhëse

Tensionet në veri të Kosovës, serbët sulmojnë televizionet shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.