• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kosova ende pa vendim nëse aplikon për në UNESCO

4 October, 2017
në Kosovë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim nëse këtë vit do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Në Qeveri thonë se janë duke u konsultuar me mekanizmat relevantë ndërkombëtarë dhe aleatët, pastaj do të marrin vendim nëse do të dorëzojë aplikimin, shkruan Lajmi.net.

Ndonëse zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, javë më parë kishte deklaruar se Kosova i ka votat për anëtarësim është një tjetër pengesë që po e vështirëson aplikimin për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

Drejtori i Zyrës për Komunikim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, ka thënë për Lajmi.net se janë dy ligje të rëndësishme që duhet kryer, që, sipas tij, është dashur të kryhen në vitin 2015.

“Qeveria është në konsulta me të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë si dhe me aleatët strategjikë të Republikës së Kosovës dhe në koordinim të plotë me ta do të vendosë rreth aplikimit ose jo në UNESCO”.

“Qeveria Haradinaj është tre javë në detyrë, prandaj nuk është arritur të përmbyllen dy ligje kruciale për UNESCO-n, ai për liritë fetare dhe ai për trashëgiminë kulturore edhe pse Kosova është dashur që t’i përmbyllë ato që nga viti 2015”, është shprehur Matoshi.

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Valon Murtezaj, ditë më parë për Lajmi.net ka thënë se Qeveria aktuale duhet ta dorëzojë aplikimin, por që, sipas tij, nuk ka edhe shumë kohë.
Ndonëse Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendim nëse do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO, zyrtarë të shtetit të Serbisë thonë se tashmë Kosova ka humbur afatin për aplikim.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, sot në mënyrë ironike u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të aplikojnë.

“Ata mund të paraqesin një kërkesë në konferencën e përgjithshme sepse herën e fundit kërkesa e tyre u miratua nga Këshilli Ekzekutiv. Kjo është një mishmash. Jepni pse nuk provoni? Unë nuk e provokoj askënd”, ka thënë Daçiq për RTS.

Kosova kishte dështuar të anëtarësohet në UNECSO në vitin 2015 për vetëm 3 vota. Nga 171 shtete që morën pjesë në votim në Këshillin e UNESCO-s 92 shtete votuan për, 50 kundër dhe 29 shtete abstenuan.

Paraardhëse

Ambasadorit Lu i mbaron mandati, ja se kur largohet nga Shqipëria

Pasardhëse

​Ronaldo shet Topin e Artë, ja çfarë bën me paratë e fituara

Pasardhëse

​Ronaldo shet Topin e Artë, ja çfarë bën me paratë e fituara

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.