• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Korrupsioni, 21 mijë euro për të kaluar në dhomën e Këshillimit në Gjykatën e Lartë

12 January, 2016
në Aktualitet
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Korrupsioni, 21 mijë euro për të kaluar në dhomën e Këshillimit në Gjykatën e Lartë

Emisioni investigativ Fiks Fare ka sjellë mbrëmjen e sotme korrupsionin në gjykata. Nëpërmjet avokatëve apo njerëzve që kanë poste të rëndësishme publike, qytetarët pretendojnë se u janë kërkuar para për çështjet që kanë në ndjekje, apo ato që do të marrin në shqyrtim. Fiks Fare pati në vëmendjen e tij sekserë të profesioneve të ndryshme, nga avokatë e deri tek pronarë lokalesh, apo rregjistrues të pasurive të paluajtshme.

Dy rastet e transmetuara në “Fiks Fare” , sollën një tjetër dëshmi të abuzimit me vendimet e gjykatave.  Rasti i parë zhvillohej në Lezhë. Marie Losha ishte qytetarja nga  Lezha, e cila akuzon avokatin e cështjes së të vëllait se i kishite kërkuar 300 000 lekë të reja në këmbim të vendimit të pafajësisë për të.  Shtetasi në fjalë akuzohej për armëbajtje pa leje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Avokat Preng Lleshi është regjistruar nga motra e të pandehurit duke premtuar lirimin e tij nga burgu,fiks fare sekseret ne gjykata (10) në këmbim të parave. Avokati gjatë gjithë bisedës fliste në emër të  gjyqtarit të çështjes, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës.

Gjykata e Lartë: 21 mijë euro për të kaluar në dhomën e këshillimit

21 mijë euro ka paguar qytetari tjetër i cili iu drejtua emisionit Fiks Fare.  Sipas tij, shumën e kishte paguar në mënyrë që dosja e tij të kalonte dhomën e këshillimit në Gjykatën e Lartë.

Në këtë rasti ura lidhëse mes qytetarit dhe gjykatës ishte pronari i nje lokali që ndodhet pranë Prokurorisë së Tiranës dhe një kushëri i tij i cili ka punuar deri 6 muaj me pare si rregjistrues në Hipotekën e Lezhës.

Në këtë rast bëhej fjalë për një gjyq që pritej të zhvillohej në Gjykatën e Lartë në Tiranë. Qytetari kërkonte që ankimi i tij të kalonte në dhomën e këshillimit. Në mënyrë që kjo të realizohej sa më shpejt , qytetari pretendon se iu kërkua të paguante 21 000 Euro.

lek gega2Kjo shumë, sipas tij, ishte ndarë mes dy sekserëve. Pronari i lokalit që ndodhet pranë prokurorisë së rrethit të Tiranës për ndërhyrjen që do bënte tek kushëriri i tij i kërkon qytetarit  1000 Euro, ndërsa kushëriri Lekë Gegaj, ish-punonjës në Hipotekën e Lezhës, sipas qytetarit që e denoncoi këtë rast, kërkonte 20 000 Euro, për ndërhyrje tek gjyqtari që do të bënte të mundur kalimin në dhomën e këshillimit. Qytetari i zhgënjyer nga puna që i kishin bërë dy personat që i kishin dalë garant për kalimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, kërkonte kthimin e parave.

Sipas informacionit që kishte siguruar me avokatin e tij, gjyqtari që kishte dalë garant në Gjykatën e Lartë, nuk kishte dëgjuar të flitej ndonjëherë për 21 mijë eurot e dhëna prej tij, madje kishte thene se ka një kundërshtar të fortë në këtë process gjyqësor.

Në bisedën me pronarin e lokalit që në bisedat e regjistruara nga vetë qytetari që denoncoi këtë rast, i cili quhet Çesku , bisedohet për shumën prej 1 000 eurosh . Pronari i lokalit, ndërmjetësi i parë me gjyqtarët, premton se do t’ia kthejë një mijë eurot që ka mbajtur, sepse kusheriri i tij nuk i ka mbaruar punë.

Pas kësaj bisede qytetari takohet me ish-regjistruesin e zyrës së pasurive të paluajtshme të Lezhës, Lekë Gegaj. Qytetari i kërkon që t’i kthejë shumën prej 20 mijë eurosh që i ka marrë.

Lekë Gega i premton qytetarit se do t’ia ktheje paratë në datën 15 mars, pasi kane kaluar më shumë se 50 ditë që prej kohës kur ai i ka marrë paratë dhe çështja nuk ka kaluar në dhomën e këshillimit

Gjatë bisedës që qytetari ka bërë me ish – regjistruesin e hipotekës së Lezhës flitet për takime me gjyqtarë dhe për çështje të mbetur pezull.

Ish kreu i hipotekes së Lezhës pranon se ka bërë gabim që ka ndërhyrë si ndërmjetës në këtë çështje, pasi sipas tij ai e ka kryer takimin dhe i kishin premtuar se do t’i kalohej çështja.

Pasi qytetari këmbëngul që t’i kthehen paratë që kishte dhënë për gjyqtarin, ish-regjsitruesi i Lezhës bie dakord që lekët do t’ia kthejë në datë 15 mars 2015

Gazetarët e Fiks fare kontaktuan me ish-kreun e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Lezhës, zotin Lekë Gega

Gjatë intervistës që ai dha për Fiks Fare, ish-regjistruesi i Lezhës pranon se e njeh qytetarin që është ankuar në Fiks Fare , të cilin e ka takaur nëpërmjet një kushëririt të tij.

“ E kam takuar vetem nje here me nje kusheri timin qe me kishte kerkuar per kafe”, tregon ai për Fiks Fare.

Pyetjes së Fiks Fare se a ishte në dijeni shumën prej 21 000 eurosh , të cilat qytetari pretendon se ia ka dhënë  për të nderhyre tek nje gjyqtar në gjykatën e Lartë për të përshpejtuar ceshtjen e zoterise ne dhomen e keshillimit, Gega i përgjigjet se nuk ka informacion për një akuzë të tillë, pasi ai nuk ka “ asnje tager ligjor per te nderhyre tek gjyqtaret”.

Zoti Gega pranon se ka marrë nga kushëriri i tij, Cesk Marku  i cili i kishte ardhur në kafe bashkë me qytetarin, shumën prej 10 000  eurosh.

Këtë shumë regjistruesi i Lezhës tregon se i mori dhe ia mbajti për t’I ruajtur.

Pyetjes së gazetares se çfarë ishin këto para dhe për çfarë arsyeje i kishte marrë, ish-regjistruesi i hipotekës së Lezhës i përgjigjet: “Nuk e pyeta, i kam mbajtur leket ne llogarine time ne banke per t’ia ruajtur”.

Me vone ai tregon se kishte marrë vesh që kushëriri i tij i kishte marrë këtij qytetari 20 000 Euro

“Atehere erdhi zoteria me takoj i thash urdhero leket e mia dhe ia kam kthyer me fature”.

Ish- Regjsitruesi i Lezhës tregon se këto para ia ktheu qytetarit që ankohej në Fiks fare dhe këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me asnjë gjyqtar, madje ia faturon të gjithë përgjegjësinë e marrjes së kësaj shume, kushëririt të tij CCesk Marku

Biseda me Cesk Markun, pronari i lokalit prane prokurorise se Tiranes

Qytetari- Si është puna e lekëve o Cesk?

Cesku- Për cilat lekë? Për këto që të kam marr unë? Do të ti jap unë o burrë brënda 10 ditëve. Mos e vrit mëndjen.

fiks fare sekseret ne gjykata (5)Qytetari-    Po mirë se u bëmë bajat se 1 300 000 mije lekë janë, sjanë ndonjë pare e madhe.

Cesku – Për këtë mos e vrit mëndjen ti

Qytetari- Tani kam hallin se mtha ai s’mi jep ai borxhliu…

Cesku- Ja marr unë …

Qytetari- Ngela keq edhe unë tashti , edhe 20 mije Euroshin që ta dhashë , bën vaki të më thush që ska , i ka prish.

Cesku-  Jo me atë ke hesape të tjera.

Qytetari- Aq më tepër se s’du mu ngatërru.

Cesku- Biles unë u habita kur më tha ky kështu sdi gja ku e kishte marrë vesh.

Qytetari- A të thashe unë ty për këtë?

Qytetari- Edhe skam qënë mirë, edhe u mërzita pak . Thash po shkoj te polici se nuk rrisha dot tu u ba gjith ky llum. Edhe ky këshilltari i këtij gjyqtarit ,ky e kishte si shok. Ai që ishte komshi aty. i thash kështu mere interesohu njëherë. Ky i ka thanë atij mo shin aty se ka hy mik i fortë.

Cesku- Ehe… Po

fiks fare sekseret ne gjykata (1)Qytetari-  Po tashi ia dhe lekët Lekë Gegës , thuji që … pagun 800 Euro muaj për muaj (kredia qe ka marre).

Cesku- Kam fol nje ditë me të në telefon…

Qytetari-Qysh ne Prill kur ja kemi dhanë ne , që kemi shku bashkë në bankë e i kemi marrë…  9 herë 8 bajnë 72 . 7200  Unë du që tit hush lekës kështu … Ose të foli unë vetë më Lëkën, se unë ti kam dhënë lekët ty.  Ose thuji kur e ke të sigurt që mbaron puna atij ? Mas pesë muajsh , apo mas dy muajsh?  Merri ti fusim në bankë o Cesk , most ë pagujmë kot 800 Euro . Një muaj përpara ja japim prap . Une nuk du me u prish me Lekën.

Cesku-S’ka dy ditë fola me të në telefon… Edhe kappa unë punën tande i thash a ke naj gja për terezi me to ? Tha para dy ditësh kam nejt me të. Mirë tha asht mbyll cdo gja tha me të.

fiks fare sekseret ne gjykata (3)Qytetari- Po Kur mor vëlla tashti?

Cesku- Po ia bëj nji telefonatë prap o burrë.

Qytetari- Ti thuji ktheja lekët , kur të dalin data merrja lekët. Unë nuk po tham se du me u nda me lekën se ta diftova. Se ui kishte thanë edhe ky këshilltari , që ai ka mik shumë të fortë i ka thanë , mos i hyni ma kësaj pune.

Cesku- MU mtha një llaf Pervizi ( Perviz Maksuti) di diccka tha , Gëzimi ka një mik të fortë , edhe shëndet tha. Për mu tha e ka atë punë të kryme.

Qytetari- o Cesk unë kam hallin me dit se kur shkon ceshtja, se bën vaki kjo shkon edhe pesë gjashtë muaj o Cesk. Nuk kam ndërmënd me i ik lekës prej pazarit. Ose merri lekët ti , futi tin ë bankë. Që ti terheqësh ti , që unë të mos paguj 800 shen. A shkojmë e bajmë nja akt noterjal tek noteri , që të kam dhanë 20 mijë euro? Edhe 130 000 lekë? Kur t’i kesh, mi jep masandej.

Cesku- A takojmë Lekën (Gegën)më mirë edhe flasim me të?fiks fare sekseret ne gjykata (2)

Qytetari- Si ta takoj Lekën unë? Ti s’mjep as numër telefonit…

Cesku- Shkojmë itash në Lezhë, e takojmë bashkë.

Qytetari- Kë të takojmë?

Cesku-Lekën , shkojmë e takojmë atje…

Qytetari- Ti Cesk ke qënë vetë mor vëlla kur t’i kam dhanë lekët që pagujte ti

Cesku- Aty kam qënë.

fiks fare sekseret ne gjykata (4)Qytetari-  Shkon 30 mijë ajo tashti . Ai neqoftëse e ka ,  se llafet janë të mira. Nëse ia ka dhanë gjyqtarit , asht mbyll kjo punë tashti . Nëqoftese nuk i ka gjyqtari, i ka Leka…

Cesku- Tashti, o nesër o masneser shkojmë e takojmë.

Cesku flet ne telefon me Lekën…

Cesku- Ej , kur ta lajmë një ditë me … që të diskutoni? Javës tjetër?

Takimi me Leke Gegen-regjistrues i zyrës së regjsitrimit të pasurive t ëpaluajtshme, Lezhë

Qytetari- Ty a të kanë fut në punë me nejt në punë , apo në kafe?

Leka- Shkoj një herë në muaj e firmos…

Qytetari- Po naj të re mor?

Leka- Për Zoten ishtu mor vëlla…

Qytetari- Valla o  Lekë se di cca të bëj tashti…

Leka- Pse more vëlla cca ke? E kam lanë s’e di me ccmenden , 50 telefonata …

Qytetari- Po ty mirë që të marrin , se mu s’më merr kërkush.

Leka- Po neve na marrin për halle të veta.

Qytetari- Si do ja bëjmë o Lekë?

Leka- Do ta zgjidhim…

Qytetari- Nuk asht zgjidh kjo punë sepse gjyqtari i ka thanë avokatit që unë këtë emer s’e kam dëgju akoma, s’ e kam dëgju…

Leka- Për ty?

Qytetari- Po për kokë të dy fëmijëe.

Leka- Tashti cca ka thanë gjyqtari?

Qytetari- Tani unë nuk kam qef… Llafet i bëmë që me datë 7 Janar … Dakord.

Leka- Po pra…

Qytetari-  1 muaj e 20 ditë janë bërë. A e prishim këtë punë, i marr unë lekët e ngelemi miq? Këtë qef kam unë…

Leka- Unë…

Qytetari- Kam qef me të pas mik…

Leka- Po mar shok edhe unë perzoten…

Qytetari- Po sa, sa mas të ngelet qefi…

Leka- Jo për Zoten s’më ngelet qefi.

Qytetari- Tashti a e marum këtë punë? A u morrëm vesh ? A shkojmë e hamë një peshk?

Leka- Jo pasha kryt e fëmijëve, kam dy ccuna , s’jam tu trrejt s’kam nejt me ta tesh sa ditë…

Qytetari-  Lekë unë…

Leka- Të jena realista , me datën 15 Mars , ke lekët.

Qytetari- Me 15 Mars?

Leka- Po i ke paret… i ke të mbyllme , se unë ja kam dhanë dikujt… Disa mas me të rrejt

Qytetari- Aman Lekë…

Leka- Ti merr vëllai , e t’i bjen vëllai.

Qytetari- Domethanë me 15 e mbyllim?

Leka- E ke të mbyllur…  Edhe cca të kesh ndonjë hall …

fiks fare sekseret ne gjykata (6)

Qytetari- Ky (gjyqtari) më thotë mu , nuk e kam dëgjuar emrin tënd.

Leka- Po mirë…

Qytetari- Jo ai mund të ma thotë s’ka gajle , për lekët mos të më thotë.

Leka- E njof unë ate zotnin , e kam taku disa herë rastësisht.

Qytetari- Thuji a ka thanë që unë s’e kam dëgju këtë emër akoma?

Leka- A e din si flet gjyqtari ? A e din ccfarë situatet asht?fiks fare sekseret ne gjykata (7)

Qytetari- More a beson që unë kaq m’fut avokatin , edhe avokati i ka thënë që paret , Ti .. si e ka ky ? Unë këtë emër s’e kam dëgju akoma. Ne këtë dosje do ta shofim , nëse ka mundësi do ta mbyllim këtu më gjykatë të lartë.

Leka- Po

Qytetari- Pa shku në apel… Unë kam hall tashti u bë një vit… 10 mijë euro…

Leka- Tashti a dan me ta than , a e dan prej mejet ? Unë bana gabim që i hina kësaj punë. Jam pendu në mënyrën se si … Se këto ma banen shumë të kryme. Ndërkohë unë shkova e takova…

Leka- i dhashë lekët , qe ku i thash i ke edhe Lekët tjera i thashë.

fiks fare sekseret ne gjykata (8)Qytetari- Tesh njat muhabet…

Leka- Janë ngatërru njeni me tjetrin , pa më than ti… Isha tu e ba itu. Se mi ra edhe CCesku, se mu mi bijnë 5000 telefonata.

Qytetari- Po ai bën vaki edhe për lekët e ka thanë këtë , që unë s’e kam dëgju këtë emër. Janë të poshtër o Lekë. Edhe kockat janë tu ju a hangër njerëzve.

Leka- E di se një jetë të tanë kam të baj me ta. Unë di para nja 10-15 vjetëve, a kupton? Edhe ua di te ramen shumë mirë. Vëlla me e pas , vëlla mor vëlla me ta ba nana, pa ta marr një 1 mije euro …

Qytetari- Po po…

Leka- Thonë po ja zgrrap , po ia marr.

Qytetari- Kanë dhanë edhe lekë ato kur janë ba gjyqtarë. Kanë të drejtë.

Paraardhëse

Lajm i mirë, vijon ulja e çmimit të naftës në Shqipëri

Pasardhëse

Zef Mustafa, historia e mafiozit milioner në SHBA që u largua nga Shqipëria prej Enver Hoxhës

Pasardhëse

Zef Mustafa, historia e mafiozit milioner në SHBA që u largua nga Shqipëria prej Enver Hoxhës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.