• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Koreja e Veriut ndalon testet bërthamore dhe raketat

21 April, 2018
në Botë, Kryesore
0
Koreja e Veriut
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka njoftuar pezullimin e të gjitha testeve raketore, si dhe mbylljen e një vendndodhjeje nga ku zhvilloheshin këto teste.

“Duke nisur nga 21 prilli, Koreja e Veriut do të ndalojë testet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve në vendin e izoluar komunist.

Diktatori Kim është shprehur se testet e mëtejshme janë të panevojshme, për shkak se kapacitetet bërthamore të Penianit janë “verifikuar” tashmë.

Njoftimi surprizë vjen teksa Veriu përgatitet për bisedime historike me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara. Kim Jong-un pritet të takohet me homologun e tij koreano-jugor, Moon Jae-in, gjatë javës së ardhshme, në atë që do të shënojë takimin e parë ndërkorean pas më shumë se një dekade; ndërsa me presidentin amerikan Donald Trump ndoshta në fillim të muajit qershor.

Të dyja këto vende e kanë nxitur Penianin të heqë dorë nga armët bërthamore, e sigurisht që kanë reaguar në mënyrë pozitive ndaj zhvillimit më të fundit.

“Ky është një lajm shumë i mirë për Korenë e Veriut dhe për mbarë botën. Një progres i rëndësishëm”, do të shkruante Trump në rrjetin social të preferuar “Tëitter”, menjëherë pasi mësoi lajmin.

Të enjten, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ekzistonte një “rrugë e shndritshme për Korenë e Veriut sapo ajo të denuklearizohet”.

Një zëdhënës i presidentit të Koresë së Jugut e quajti këtë zhvillim si “progres domethënës”.

“Kjo do të kontribuojë gjithashtu në krijimin e një ambienti tejet pozitiv për sukses në samitin e ardhshëm ndërkorean, e sigurisht për samitin mes Veriut dhe SHBA-ve”, thuhej në deklaratën e publikuar nga zyra e Moon.

Vendimi për pezullimin e lëshimit të raketave u mor gjatë një takimi të Komitetit Qendror të partisë në pushtet, ditën e premte, sipas KCNA-së. Në deklaratën e publikuar nga kjo agjenci, Kim thoshte se nuk është më i nevojshëm zhvillimi i testeve raketore, pasi “armatimi bërthamor” tashmë është arritur. “Vendet e testimit bërthamor të Veriut tashmë e kanë përmbushur misionin e tyre”.

Paraardhëse

Mos e teproni me dushin, ja problemet shëndetësore që rrezikoni!

Pasardhëse

Dash Shehi: Shqiptarët bëjnë shtet me kushërinj, jemi të varfër dhe injorantë

Pasardhëse

Dash Shehi: Shqiptarët bëjnë shtet me kushërinj, jemi të varfër dhe injorantë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.