• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Korea e Veriut nuk dorëzohet, kjo është arma që mbahej sekret

20 November, 2017
në Botë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Koreja e Veriut po nxiton që të ndërtojë dhe dislokojë nëndetësen e saj të parë me raketa balistike.

Fotografitë satelitore të analizuara nga ‘38 veri’, një grupim ekspertësh, duket se janë një kujtesë e fortë se veç raketave balistike që lëshohen nga toka, Koreja e Veriut prej vitesh po përpiqet ta zhvillojë këtë aftësi edhe në det.
 
Koreja zotëron një nëndetëse prototip dhe një platformë nënujore lëshimi raketash, nga ku ka bërë disa teste, por imazhet e reja tregojnë se në kantierin e saj detar të Sinpos, po punohet vrullshëm për të zgjeruar operacionet.

Ekspertët thonë se analizimi i vëmendshëm i imazheve satelitore konfirmon se Koreja e Veriut po rrit kapacitetin e impianteve të saj, gjë që sugjeron se mund të jetë duke ndërtuar një nëndetëse tjetër.

Ekspertët mendojnë se pas testeve të shumta që ka kryer në nëndetësen prototip, Koreja e Veriut mund të ndihet e gatshme që të ndërtojë tashmë një tjetër për përdorim ushtarak

Vetëm nga imazhet satelitore, pa burime të tjera informacioni, është e vështirë të përcaktohet progresi i programit për nëndetëset me raketa balistike, por ekspertët paralajmërojnë se Koreja qartësisht po përpiqet të arrijë një aftësi të dytë për të lëshuar raketa, këtë herë nga deti.

Analistët thonë se deri tani, Koreja e Veriut jo pak herë ka habitur komunitetin ndërkombëtar, pasi ka kaluar pritshmëritë në zhvillimin e raketave.

Një mesazh i qartë se ndërsa bota flet dhe thjesht bën presion, Koreja e Veriut vazhdon të nxitojë për të ndërtuar armët e saj të reja dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëllimi i saj për t’u shndërruar në fuqi bërthamore.

Paraardhëse

Thirrja e PD: Amnistoni fshatarët që kultivuan kanabisin

Pasardhëse

Tahiri kthehet nga Gjermania, ja fjalët për gazetarët pas mesnate

Pasardhëse

Tahiri kthehet nga Gjermania, ja fjalët për gazetarët pas mesnate

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.