• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kopshti Zoologjik i Tiranës gati në fund të vitit, Veliaj: Do të jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët

5 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
119
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve europiane të hapësirave për kafshët, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021. Projekti i ri i Bashkisë së Tiranës, i cili është në fazën përfundimtare të tij, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili së bashku me një grup fëmijësh vizituan sot Kopshtin Zoologjik, u shpreh i befasuar nga ritmi, por dhe cilësia e punimeve për këtë projekt. “Do të jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët e Tiranës, Shqipërisë por edhe të rajonit. Do ta mbyllim vitin me një nga projektet që kemi më për zemër, projekt që prej vitesh edhe kryeministri që kur ka qenë kryetar bashkie e ka pasur merak, Kopshtin Zoologjik. Ka qenë puna e përbashkët e Bashkisë me Qeverinë që arritëm tu japim fëmijëve sot realisht një nga hapësirat më cilësore, të transformuara totalisht. Nuk është më ajo hapësira ku ujku dhe dhelpra rrinin në 20 metra katrorë. Sot ka hapësira gjigande si për kafshët, standard që është në të gjithë Bashkimin Europian, ashtu edhe për fëmijët dhe vizitorët,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se stina e vjeshtës do të nisë edhe me fushatën e gjelbërimit dhe mbjelljeve. “Duke filluar që nga parkingu, tek hapësirat ujore, tek hapësira e majmunëve dhe kafshëve të buta, tek ajo që quhet Farmville, pra një pjesë fshati, apo edhe tek kafshët e egra është punuar me shumë cilësi. Mezi pres që t’i shkojmë deri në fund, të shfrytëzojmë edhe stinën e shirave që po afron për gjelbërimin, do ta kthejmë të gjithë tetorin-nëntorin në një fushatë të madhe mbjelljesh dhe pastaj ta mbyllim vitin me një nga dhurata më të bukura për fëmijët e Tiranës,” deklaroi ai.

Projekti parashikon tharjen e liqeneve ekzistuese dhe krijimin e tre liqeneve të reja. Nga sipërfaqja e re e përfituar do të shtohen hapësirat në dispozicion për strehimin e kafshëve.

Paraardhëse

Edi Rama pret në zyrë gazetaren e BBC: Nder të punoja krah saj për të nxjerrë nga ferri afgan fëmijë dhe gra (FOTO)

Pasardhëse

Pagoi 5 euro e gjysmë në aeroplan për një sandviç pothuajse bosh nga brenda

Pasardhëse

Pagoi 5 euro e gjysmë në aeroplan për një sandviç pothuajse bosh nga brenda

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.