• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kontrollet në banesat e Ahmetajt dhe familjarëve, SPAK: Sekuestruam 4 apartamente dhe 2 llogari bankare me vlerë 124 mijë euro

18 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë njoftim për kontrollin e bërë ditën e sotme në banesat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe familjarëve të tij.

Në njoftimin e SPAK thuhet se sot janë ushtruar kontrolle në shtatë banesa ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin, si kompjuter lap-top, telefona celularë USB, të cilat do i nënshktrohen verifikimeve të mëtejshme.

Gjithashtu, thuhet se janë sekuestruar edhe dy llogari bankare, të cilat arrijnë vlerën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Njofitmi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadrin e hetimit të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 245, 257/a dhe 287 i K.Penal (procedim penal i regjistruar ndër të tjerë edhe në ngarkim të personit nën hetim Arben Ahmetaj), sot, më datë 18.07.2023 ka proceduar me kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrove si më poshtë:

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me nr.295 akti datë 16.07.2023 dhe nr.297 akti datë 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.
Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).
Më herët lidhur me këto kontrolle të zhvilluara reagoi edhe vetë Arben Ahmetaj. Përmes një postimi në “Facebook”, ish-zv.kryeministri tha se ditën e sotme u bë raprezalja e radhës dhe i bëri thirrje SPAK që të shkojë te ata që japin fonde për inceneratorët dhe jo të merren me miliona imagjinarë.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, tha Ahmetaj.

Kujtojmë se sot oficerët e BKH-së në kuadër të hetimeve që po kryen për Ahmetajn zhvilluan një sërë kontrollesh në banesat e ish-ministrit në Tiranë, por jo vetëm, edhe në shtëpitë e familjarëve dhe bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha në Hamallaj.

Paraardhëse

Berisha pësoi disfatën e thellë në zgjedhjet e 14 majit, Jozefina Topalli sulmon fisin Rraja

Pasardhëse

Para, apartamente, kompjutera e USB, lista e pasurive të Ahmetajt që SPAK vuri në sekuestro

Pasardhëse

Para, apartamente, kompjutera e USB, lista e pasurive të Ahmetajt që SPAK vuri në sekuestro

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.