• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Konkursi i pikturës për fëmijë, Rama ndan çmimet dhe këshillon artistët e vegjël: Qendroni larg telefonave

20 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ndau sot çertifikatat për nxënësit finalistë të konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”.

Në ceremoni të pranishëm janë prindërit e piktorëve të vegjël, ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Teksa përgëzoi të vegjlit për punimet e tyre artistike, Rama këshilloi fëmijët nga e gjithë Shqipëria që të mos heqin dorë nga piktura, pavarësisht rrugëtimit profesional që do të marrin në të ardhmen.

Rama tha se rruga e artit është shumë e vështirë, por në fund të fundit mbetet një rrugë e bukur.

Ndërkohë i inkurajoi të mos qendrojnë shumë orë para ekraneve dhe të kalojnë kohë cilësore me aktivitete edukative dhe hobi siç është piktura.

“Mund t’ju them në pikturat tuaja që i kam parë me kërshëri, në kohët kur ju i prezantonit në ditët e konkursit. Kam parë talente me gjithë mend mbreslënëse, uroj që një prej tyre të vazhdojë këtë rrugë por nga ana tjetër ju këshilloj se pavarësisht se mund të zgjidhni tjetër rrugë për jetën tuaj profesionale, të mos e lini këtë aktivitet të syrit, mendjes, duarve që ju jep mundësinë të ushqeni fantazinë tuaj dhe mundësinë të shkëputeni për një moment nga e përditshmja dhe të merreni me veten tuaj. Sepse është një ushtrim shumë i mirë për syrin, mendjen shpirtin. Rruga e artit rrugë e vështirë, jo e lehtë, por shumë e bukur. Për këto punë që janë këtu dua sinqerisht që t’ju them se janë vërtetë punë mbresëlënëse. Meritoni duartrokitje të gjatë të gjithë së bashku, patjetër meritoni dhuratë simbolike, ju meritoni shumë më tepër se një dhuratë. Shpresoj që dhuratat që ka përgatitur ministria për ju që të ndiheni të vlerësuar siç e meritoni. Janë punë të përzgjedhura nga publiku dhe komision profesionistësh që janë të befasuar nga cilësia e këtyre punëve. Të qendrojmë larg ipadeve, celularëve, kompjuterëve që janë halli I madh për çdo prind sot. Patjetër që teknologjia duhet dhe është e ardhmja, është e pashmangshme.”-tha Rama.

Paraardhëse

Kryeministri grek viziton Shqipërinë, në fokus minoritetet greke në Himarë, Finiq e Dropull

Pasardhëse

Vjen lajmi për liberalizimin e vizave, ambasadorët e BE-së bëjnë lëvizjen urgjente

Pasardhëse

Vjen lajmi për liberalizimin e vizave, ambasadorët e BE-së bëjnë lëvizjen urgjente

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.