• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Konflikti në Mesdhe me Greqinë, Macron ‘shuplakë’ presidentit Erdogan

11 September, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesit e shtatë vendeve evropiane në Mesdhe kanë deklaruar se janë të gatshëm të mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Turqisë nëse Ankaraja shmang dialogun mbi përshkallëzimin e tensioneve në det.

Gjatë samitit të Korsikës, presidenti Macron nuk e fshehu zemërimin me presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

France 24 shkruan se para samitit ai deklaroi se Turqia nuk ishte më partner i BE-së dhe se evropianët meritonin një qasje pak më të ndryshme nga ajo që po ndiqet aktualisht nga qeveria.

“Ne Evropianët duhet të jemi të qartë dhe të vendosur me qeverinë e presidentit Erdogan, e cila sot po sillet në një mënyrë të papranueshme,” u tha Macron gazetarëve para fillimit të samitit.

Ai tha se për momentin Turqia nuk ishte “më një partner në rajon” për shkak të sjelljes së saj.

Macron shtoi se Turqia kishte “intensifikuar provokimet në një mënyrë që nuk është e denjë për një shtet të madh. Populli turk është një popull i madh dhe meriton diçka tjetër”.

Por në një përgjigje të formuluar fort, ministria e jashtme turke i përshkroi komentet e Macron si “arrogante” dhe një shenjë “e dobësisë dhe dëshpërimit të tij”.

Lideri francez priti homologët e gjashtë vendeve të tjera të BE-së në samitin e Korsikës, përfshirë Greqinë, rivalin më të madh të Turqisë, i cili është në mosmarrëveshje për fushën e gazit natyror në Mesdhe.

Franca ka mbështetur fuqimisht Greqinë dhe Qipron në një konflikt në rritje me Turqinë mbi burimet e gazit dhe ndikimin detar në Mesdheun lindor, duke shkaktuar frikë nga konflikte më serioze.

Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje shkaku i rezervave të gazit natyror dhe caktimit të territorit në det.

Paraardhëse

Pipero i prerë: Ja kush duhet të mbajë maska në shkolla dhe çfarë duhet të kenë kujdes nxënësit

Pasardhëse

Paralajmërimi i frikshëm i ministrit të Brendshëm turk që po trazon sërish ujërat

Pasardhëse

Paralajmërimi i frikshëm i ministrit të Brendshëm turk që po trazon sërish ujërat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.