• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Konflikti mes Bardhit dhe menaxherit të tij për Luizin, zbardhen prapaskenat e sherrit

30 June, 2024
në Rozë
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar. Ka qenë Sara Gjordeni, ajo e cila në një postim në “Inatagram” shprehet se menaxheri i ka marrë llogarinë Bardhit në një moment kur ai ka më shumë nevojë për t’u rritur në karrierë, teksa pret edhe të bëhet baba.

“Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me acc e Bardhit. Acc që po sulmohej ishte i tij. Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore ‘Instagram’-in e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më ‘Instagram’i-n e tij. Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë follow nga Bardhi. Si shenjë të pakënaqësie nga të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituar ndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë. Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali, i cili ka mjaftueshëm stres për rritjen e fëmijës së tij të parë. Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht. Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime”, – shkruan Sara.

Duket se raporti mes Jetmirit dhe Bardhit këtë herë ka përfunduar njëherë e mirë. Kujtojmë që muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe duket se këtu kanë nisur edhe përplasjet e para. Angazhimet e Luizit dhe përqendrimi i të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja.

Kjo ka sjellë edhe përplasjet e një pas njëshme mes palëve, çfarë edhe ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit. Kjo nuk është hera e parë që palët përfshihen në një konflikt. E njëjta situatë u përsërit edhe kur Bardhi la shtëpinë e “Big Brother”. Pasi përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother”, reperi nga Kumanova, Bardhi, një tjetër “reality” përjetoi jashtë shtëpisë së famshme. Këtë herë protagonist ishin pikërisht partnerja e tij, Sara si dhe menaxheri, Jetmiri.

Ishte pikërisht ky i fundit, që kundërshtoi edhe publikisht lidhjen me modelen, çfarë solli edhe përplasjet e forta. Përplasje që kanë marrë fund pikërisht me prishjen e kontratës mes tyre. Por, duket se prishja e kontratës mund t’i kushtojë Bardhit jo vetëm disa aktivitete, por edhe një shumë parash. Kjo për faktin se ishte pikërisht ai që zgjodhi ta prishë këtë marrëveshje, duke marrë mbrapsht edhe “Instagram”-in e tij, që deri para pak ditësh menaxhohej nga Jetmiri.

Burime pranë djemve kanë bërë me dije se si Bardhi dhe Jetmiri kanë preferuar që këtë situatë ta zgjidhin mes njëri-tjetrit, duke mos përfshirë të tjerët. Pas bisedimeve që patën të dy, Bardhi ka folur edhe publikisht për atë çfarë ndodhi me menaxherin e tij. Siç e pranoi dhe vetë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Bardhi ka ndërprerë marrëdhënien e tij me menaxherin, Jetmir Agaj.

Kjo për shkak të përplasjeve që ky i fundit ka pasur me Sarën, dhe për mospëlqimin e lidhjes mes dy të rinjve brenda shtëpisë. Bardhi tha se edhe profili në “Instagram” nuk menaxhohej më prej tij, ndërsa edhe Jetmiri nuk ka mbetur pas me lëvizjet që ka bërë. Ai ka fshirë çdo foto në “Instagram”-in e tij, përfshirë dhe ato që kishte me Bardhin, duke përforcuar kështu zërat se shkëputja e marrëdhënies së bashkëpunimit mes tyre është përfundimtare. Pasi ka marrë rrjetin social, në postimin e parë, Bardhi i ka bërë një dedikim romantik partneres së tij dhe shkruan: “E ti Sara Gjordeni, je arsyeja pse marr frymë”.

Ndërsa iu është drejtuar edhe ndjekësve të tij duke i kërkuar ndjesë për shkëputjen nga “Instagram”. Por pas kësaj situate, gjërat duket se u qetësuan për disa muaj, deri më sot, kur shkëputja mes tyre duket përfundimtare.

Paraardhëse

Diola Dosti shtatëzënë për herë të katërt? Ish-banorja e BBV2 shuan kureshtjen

Pasardhëse

Krizë mes Franceskës dhe bashkëshortit të saj? Ish-banorja sqaron njëherë e mirë situatën

Pasardhëse

Krizë mes Franceskës dhe bashkëshortit të saj? Ish-banorja sqaron njëherë e mirë situatën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.